Skandali i financimit rus të PD-së/ Berisha me 2 standarde, sot kërkon të hapen hetime, më parë thoshte se ishte trillim i Ramës

Skandali i financimit rus të PD-së/ Berisha me 2 standarde, sot kërkon të hapen hetime, më parë thoshte se ishte trillim i Ramës

Sali Berisha

Sali Berisha duket se ka “harruar” cfarë ka thënë vite më parë për skandalin e financimit rus të Partisë Demokratike. Teksa sot kërkon që të hapen hetime për raportin sekret amerikan se Partia Demokratike është financuar me rreth 500 mijë dollarë nga rusët në vitin 2017, në një intervistë të vitit 2018 thoshte se akuza ndaj Lulzim Bashës që ka marrë para nga rusët është shpifje dhe trillim. 

Çfarë thotë sot

‘Rithemelimi’ reagoi sot për raportin sekret amerikan duke thënë: “Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve. Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike.”

Çfarë thoshte në 2018

Në një intervistë për Fax News aso kohe, Berisha e cilësonte si trillim të Ramës financimin rus për PD.

“Fushata për gjoja lidhje ruse elektorale të PD, është një trillim fund e krye i Ramës për të krijuar ngjashmëri me atë fushatë që është sot në SHBA kundër Trump, për të maskuar lidhjet e tij të cilat dora dorës do dalin në dritë, nafta dhe lidhje tè tjera. Por qëndrojmë këtu.

Ajo që mund të them unë për këtë pyetje është se u them shqiptarëve me përgjegjësi të plotë se PD nuk ka patur asnjë kontratë me asnjë kompani ruse. PD nuk ka marrë asnjë qindarkë nga rusët. Dhe së fundmi, PD nuk ka patur asnjë kontakt me rus biznesmenë apo të farëdo lloji tjetër. Kjo është e vërteta. Tjetra është një zhurmë me të cilën Edi Rama kërkoi të mbulonte 613 kg kokainë të ardhur tek klani e shumë gjëra të tjera.

Kush i fryn fushatës pro ruse? Është Soros një nga më kryesorët. Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen thotë se këto mi nxit Putin. Nga i di unë këto? Po jua tregoj. Është një deputet gjerman që quhet Flickenstein. Kam patur muhabet me të dhe prap ruaj një lloj respekti. Ky vjen një ditë në Tiranë dhe deklaron se Berisha me këto deklaratat që bën për Soros është e habitshme se ai është personalitet i fortë dhe jo i dobët që të bëj deklarata të tilla. Ky kishte dalë në listën e konfidentëve të Soros në Parlamentin Europian, dhe unë i përgjigjem dhe i them se Georgen mik mbaje por mos e dëgjo.

Ky thërret dhe bën një takim me pesë shoqata të shoqërisë civile, që të pesta sorosiane, dhe u thotë të mos bëhen merak se ato deklarata që bën Berisha kundër Soros e shtyn rusët. Pra çfarë kuptova unë me këtë. Kuptova që kjo ishte një stisje sorosiane për të mbuluar veprimtaritë e tij”, tha Berisha aso kohe.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe çfarë e lidh me rusët? Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. (lexo ketu). 

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e paravee  duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria. Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllemi: 15/09/2022 05:33

    PD u kthye ne nje hale te madhe,,,,,me salinj,,,bashe e tritan sheh.....

    Përgjigju
  • Bishtqeni: 14/09/2022 19:18

    Berisha eshte nje m**m***

    Përgjigju
  • Non grata: 14/09/2022 18:53

    Me duket se e kemi harruar se ky berisha i nderuar eshte non grata në dy shtetet aleate tonat në kete lufte moderne , të jesh non grata në USA dhe Mbreterine e Bashkuar dhe të dalesh cdo ditë në media tregon cinizëm dhe populli shqiptar duhet të zgjedhe një kryetar të ri në PD , as Berisha as Basha , po ashtu partia socialiste apo partite e tjera jane të gjitha njelloj! Populli do tju jape me pak se 20-30 bashki sepse Ramen po e mban akoma sot politika e vjeter ! Me pak fjale populli nuk eshte budalla por duhet sqaruar kjo non grada nga USA eshte turp që del cdo ditë në media ose ta heqe non graden ose të jape dorheqje publike ! PD nuk ka asnje diferenc me PS por duket që keto parti nese nuk reformohen fillimisht opozita pastaj me rradhë ! Në 32 vite demokraci asnje nuk thote që deshtuam , kudo ka deshtim dhe sot kemi dy ish kryeministraa kunder një kryeministri kur në fakt duhet të ishte një riciklim i politikes ! PD dhe levizja e Metes duhet të tentojne të marrin Tirone nese humbin ne Tirone të japin doreheqje të dy dhe të ikin nga politika direkte siç beri Fatos! Mjaft me me paradokse politike!

    Përgjigju
  • anila: 14/09/2022 18:41

    jemi msu tashme qe ky sali trrapi te shpifi e te hedhe posht cdo akuze reale qe i behet

    Përgjigju
  • Olta: 14/09/2022 18:37

    Berisha esht msu te thot e te pergenjeshtroje cdo hje por tashme si ka ec asgj tshkretit

    Përgjigju
  • lula: 14/09/2022 17:58

    Po se do lulin ai prandajthote qe ta hetojm

    Përgjigju
  • berisha: 14/09/2022 17:58

    normal se do me heq lulin nga pd pergjithmon ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë