Sali Berisha u rikthye në Shkodër me të njëjtat akuza për 2 kundërshtarët e tij politikë. Ai tha se dhunuesit e zgjedhjeve, do të përballen me revolucion.  Berisha tha se pas zgjedhjeve në të ardhmen forca të tjera opozitare do t’i shtohen Komisionit të Rithemelimit të PD-së.  

 "Në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë revolucionin tonë demokratik. Unë nuk i kam kundërshtuar kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë. Në vitin 2001, raporti i ODHIR u përmbys me dokumentet që paraqitëm ne. “Shtëpia e lirisë” është aleancë elektorale. Por edhe po të mos ishte kjo ne në koalicion do të ishim dhe unë dua t’ju siguroj se sapo të përfundonim problemet e ristrukturimit do të kalonim në zgjerimin e frontit me forca të tjera që duan të qëndrojnë si opozitë e vërtetë. Ky front me këtë emër është elektoral por pa zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë", tha Berisha.

Lidhur me shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Berisha tha se nuk kanw njw marrwveshje financiare si koalicion dhe se takimet mbulohen pa ndihmën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  

"Të imagjinosh që “Shtëpia e lirisë” të dalë e treta është si të imagjinosh një popullsi eskimeze në shkretëtirë. Nuk përgjigjem dot për gjërat që nuk mund të ndodhin. Sa i përket buxhetit ka një fond transparent me shpenzime modeste që do të jetë i hapur për t’u kontrolluar nga kushdo me transparencë të plotë. Nuk kemi marrëveshje financiare si koalicion. Secili e bën fushatën vetë. Nuk ka bashkërendim financiar', tha Berisha.