'PD mes Berishës dhe SHBA'. Kjo është tema e 'Repolitix' në Report Tv sonte, ku janë të ftuar politikanët Petro Koçi dhe Arian Starova dhe analistët Enver Bytyçi dhe Plator Nesturi.

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, tha se vendimi i SHBA-ve për të shpallur 'non grata' ish-Kryeministrin Sali Berisha është i bazuar në lobingje dhe në lajmet e mediave shqiptare pasi sipas tij Berisha nuk është ccuar para drejtësi për ndonjë akuzë për ccshtje korruptive.

"Gjatë 4 viteve të para të qeverisjes 2005-2009 Berisha pati një qeverisje të shkëlqyer, 4 vitet e dyta kishin probleme me aferat korruptive por që nuk krahasohet me këto të tanishmet. Kush e njeh nga afër z. Berisha e di shumë mirë që ai nuk vret dot një pulë. Është humanist i shkëlqyer se është dhe mjek. Ai duhet të shkojë në Kuvend se nuk është i dënuar. I takon atij ta vendosë", tha Starova.

Ndërkohë që deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petrot Koçi, tha se ka akuza konkrete për Berishën, duke përmendur edhe aferën e Kompleksit Partizani.

"Berisha është akuzuar për çështje të drejtpërdrejta, për aferën e kompleksit "Partizani" për shembull. PD duhet të mbajë një qëndrim për këtë.  Kur Edi Rama kandidoi për kryetar partie ndërtoi një paltformë kundër ish-kryetarit dhe arriti ta fitojë. Z. Basha nuk e ka bërë këtë kundër Berishës', tha Koçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Starova: Kushtetuesja do të marrë vendim pro për shkarkim të Metës! Koçi: Kjo është presidenca më e shëmtuar ndonjëherë

Në emisionin 'Repolitix' të ftuarit folën edhe për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.  Arjan Starova u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta miratojë shkarkimin që do të votohet në Kuvend.

"Vendimi i Kushtetueses pastaj do të jetë për ta hequr. Por kjo do të ketë një debat shumë të madh më pas"

Ndërkohë që Petro Koçi tha se kjo është Presidenca më e shëmtuar e bërë ndonjëherë.

"Presidenti i ardhshëm mund të vijë edhe nga opozita, ne na duhet një kryeqytetar", u shpreh ai.

Për analistin Enver Bytyçi ky është një parlament i paligjshëm.

"Vendimi i parlamentit duhet të bazohet në Kushtetutë, duhet të bazohet në një nen konkret. Së dyti unë mendoj se parlamenti është i paligjshëm", tha ai.