Berisha 'non grata', reagon Palmer: Abuzoi duke pasuruar veten dhe familjarët e tij! SHBA e merr shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit

Berisha 'non grata', reagon Palmer: Abuzoi duke pasuruar veten dhe familjarët e tij! SHBA e merr shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit

Matthew Palmer Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer thotë se përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit për përfshirje në korrupsion është një prej mjeteve që përdorin Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsonin. I pyetur në lidhje me kohën e daljes së njoftimit për ish Presidentin Sali Berisha, zoti Palmer tha se koha nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.

Palmer thotë më tej se Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Palmer thekson se Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht.

"Nuk do t'i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t'u siguruar se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut", tha zoti Palmer.

"Zoti Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht", shtoi zoti Palmer.

"Ky është një ndër instrumentat që ne kemi për të luftuar korrupsionin publik. Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha, që e bën atë të pakualifikuar për një vizë për në Shtetet e Bashkuara, i bën anëtarët e afërm të familjes së tij të pakualifikuar për viza drejt Shteteve të Bashkuara, është një dëshmi e këtij angazhimi", tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Një ditë më parë departamenti Amerikan i Shtetit,  shpalli “non grata” ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berishën dhe familjarët e tij, bashkëshorten Liri Berisha, djalin Shkëlzen dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

Ishte sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ai që ditën e djeshme ka bërë publik lajmin duke theksuar se veprimet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Berisha 'non grata' në SHBA, ish-zyrtari i lartë i DASH: Vendimet s'merren lehtësisht, ushtrohet vetëm nëse korrupsioni është i rëndësishëm

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Thomas Countryman, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se vendimet për përcaktimin publik të zyrtarëve të huaj të përfshirë në korrupsion të niveleve të larta nuk merren lehtësisht dhe shton se ai nuk ndihet i befasuar nga klasifikimi i ish-presidentit Sali Berisha si i tillë.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Thomas Countryman, thotë se nuk është i befasuar nga vendimi për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të zotit Berisha.

“Nuk mendoj se audienca në Shqipëri nuk është në dijeni të shkallës së korrupsionit publik që ka prekur politikanë nga parti të shumta, kështu që ekziston një bazë faktike për përcaktimin”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Countryman, i cili si zëvendës ndihmës sekretar për Evropën, mbulonte Ballkanin, thotë se megjithëse nuk i di argumentet që përbëjnë bazën për këtë vendim specifik, autoriteti që Kongresi i ka dhënë Departamentit të Shtetit ushtrohet me kujdes.

“Ai ushtrohet vetëm nëse ekziston një bazë e fortë faktike për identifikim korrupsioni të konsiderueshëm. Vihet në përdorim vetëm nëse korrupsioni është i rëndësishëm dhe veçanërisht në ato vende ku korrupsioni është një problem serioz dhe i përhapur. Për fat të keq Shqipëria është në atë kategori”, tha zoti Countryman.

Ai shton se shpreson që ky përcaktim të nxisë Shqipërinë dhe vendet e rajonit të luftojmë me forcë korrupsionin.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, thotë se nuk ka ndonjë arsye të fshehtë që njoftimi u bë në këtë moment dhe se burokracia në Shtetet e Bashkuara lëviz me ritmin e vet.

“Nuk besoj se SHBA kanë marrë ndonjëherë anë në Shqipëri në luftën shumë të hidhur politike mes partive kryesore. Por sigurisht kur isha unë në qeveri dhe besoj edhe më pas, SHBA janë shqetësuar gjithmonë për faktin se ka akuza të besueshme për korrupsion në lidhje me disa parti të ndryshme në Shqipëri. Shpresoj që ky veprim nga Shtetet e Bashkuara, i cili jam i sigurt se do të shihet si dramatik në Shqipëri, të sjellë si rezultat ripërtëritje të përpjekjeve për të ndërmarrë veprime kundër politikanëve të korruptuar nga çdo parti”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Zoti Countryman e sheh ndryshe dhe parashikon të shohë edhe përcaktime të tjera të kësaj natyre.

“Duhet parë si një sinjal i qartë se korrupsioni i vazhdueshëm nga çdo parti në Shqipëri, nga çdo parti në vendet e tjera, ka pasoja përtej atyre të vetë vendit dhe ndikon në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Sipas tij këto veprime janë pjesë e një prirjeje të administratës së zotit Biden për ta pasur përparësi luftën ndaj korrupsionit global./VOA

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 21/05/2021 08:54

    Nuk ka shqiptar qe mos ta dinte kete gje, halli eshte a do te merret ndonje mase kunder ketij oguri qe ka shqiperia???? Vendimi eshte shume vone dhe ka rendesi te madhe sepse ai ogur e ka shkaterruar shqiperine ne menyren me shembullore te mundshme.....

    Përgjigju
  • Beni: 21/05/2021 01:54

    Thank you so much USA

    Përgjigju
  • One: 20/05/2021 16:34

    Me vjen per te vjelle me “analistet” qe me shume jane zedhendesa aspo seksere, qe ju vjen keq per Berishen apo femijet dhe gruaja s’duhet te ishin perfshire. Absolutisht e drejte dhe e vonuar madje a ka mundesi te shkoj deri te “analistet” te cilet jane po ashtu te korruptuar dhe veprojne ne kundershtim te interesit publik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë