TIRANE-Roli i noterëve në luftën kundër pastrimit të parave është vendimtar dhe me rëndësi jetike. Kështu deklaroi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në kongresin e parë të noterëve. Kryeministri theksoi se noterët duke pasur në bazë të punës së tyre transparencën mund të kontribuojnë në luftën kundër krimit ekonomiko-financiar.
“Në veprimtarinë tuaj dhe çdo qelizë të shtetit, sot ka një mekanizëm themelor dhe kjo është transparenca dhe ajo është jetike për veprimtarinë e çdo zyrtari, ministri , gjykatësi, avokati dhe atyre që duhet të punojnë pa patur frikë dhe krenarë për atë firmosni”- theksoi Kryeministri. Duke e konsideruar jeti kdhe vendimtar rolin e noterëve në këtë sektor, Berisha premtoi mbështetje për punën e noterëve.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com