TIRANË- Sali Berisha e konsideroi paqësore protestën e zhvilluar mbrëmjen e së martës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ndonëse nuk munguan aktet e dhunës dhe sulmi me molotov në drejtim të efektivëve të policisë. Madje, vetë Berisha po e “shijonte” momentin kur sulmohej kryeministria, ndërsa në podium shfaqej duke valëvitur flamurin ndërsa militantët e tij të maskuar hodhën breshëri molotovësh në drejtim të godinës së qeverisë. Në konferencën për mediat, Berisha i quajti protestuesit demokratë krenari të kombit.
“Dje me kryengritjen e tyre paqësore i zbardhën faqen Shqipërisë shënuan një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Ramës”, tha Berisha në konferencën për mediat.
Berisha në asnjë moment nuk u distancua nga dhuna e protestuesve por shkoi edhe më tej duke krijuar skenar imagjinar, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama kishte përgatitur skenar për të ekzekutuar protestuesit “paqësorë”. Kreu i PD thotë se ndaj 4 protestuesve u qëllua me plumba gome përmes snajperit.
“I shëmtuar, antiligjor, ishte reagimi i organizatës kriminale me në krye Ramën ndaj protestuesve paqësor, të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes, kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësor në shesh, për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga.
Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Ilir Tufi po filmonte në një kohë kur e godasin snajperët në ballë. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurës. Tjetër, Luan Lleshi, Dem Dollapi i goditur dhe ai në kokë, me plagë. Dhe një zonjë. Pra janë 4 protestues të qëlluar, 3 prej tyre në kokë me qëllim eliminimin fizik të tyre. Jo vetëm kaq, policia përdori mjete piroteknike, përveç gazit dhe ujit. Përdori mjete piroteknike kundër demonstruesve”, tha Berisha.
Ndonëse 16 policë pësuan djegie për shkak të sulmit me molotov, Berisha auldon se gjithçka ishte një skenar dhe se sipas tij ata nuk kanë pësuar asnjë gërvishtje. Por në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Kamerat filmuan momentin kur militantët e tij hodhën molotovë në drejtim të kordonit të efektivëve.
“Nuk kishte asnjë polic të plagosur, ishte skenar, asnjë e gërvishtur. I kanë dërguar në spital vetëm për të plotësuar skenarin. Meqë aty nuk doli se kishte asnjë dhe unë i denoncova, dhe në komunikatën se kanë shkuar në dy spitale, gënjeshtra, asnjë polic nuk është gërvishtur, në një kohë kur janë qëlluar me plumb në ballë protestuesit paqësor”, tha Berisha.

Foto nga Reuters, momenti kur sulmohen me molotov policët te Kuvendi
Berisha tha se krahas deputetit demokrat Bledion Nallbati i cili mori trajtim në spitalin e Traumës pas përplasjes me policinë, sulm fizik pati edhe ndaj 2 deputetëve të tjerë Zija Ismaili dhe Klevis Balliu.
Komente













Na kane "mbaruar" fjalet per kete QELBESIRE ! Tironci
PërgjigjuO plaku ogurzi i Shqiperise e shqipetarve edhe sot kur e gjithe vemendja eshte tek gjyqi i Hages per udheheqesit e UÇK-se, ti del e llomotit per interesat e tua personale dhe familjare.
PërgjigjuPaqesore? po per standartet e berishes ashtu mund te jete derisa vrau 4 protestues ne bulevard po tani o birish ndaje mendjen plumbat ishin prej gome apo manover se e dime qe demenca jote ka shkuar larg sa as ilacet sbejene me efekt edhe ky vend do vuaje e ca derisa te vdesesh.
Përgjigju