Sali Berisha nuk humbet kohë dhe ia ka nisur nga përgatitjet për protestën kombëtarë që lajmëroi vetëm një ditë më parë që do të zhvillojë më 11 shkurt. Berisha ka mbledhur sot në selinë blu grupet e punës për protestën e 11 shkurtit, bëjnë me dije burime për Report Tv. Ndërkohë që nesër po në kuadër të protestës do të mbledhe pasdite krerët e degëve. Sali Berisha bëri sërish thirrje për qytetarët për protestën e 11 shkurtit, ku tha se duhet të bashkohemi për të mbrojtur të ardhmen e kombit.
‘Shqiptarët më 11 shkurt do të thonë fjalën e tyre, të largojmë nga pushteti këtë uzurpator. Ndaj dhe thirrja jonë për çdo shqiptar në Shqipëri, në çdo vend që ndodhet në Europë dhe SHBA, të bashkohemi për të mbrojtur, nderin, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit, të bashkohemi për të larguar këtë demon pushteti që i futi një thikë në zemër marrëdhënieve me partnerin më kryesor strategjik, me vendin i cili ka kontribuar më shumë se çdo vend tjetër në lirinë e shqiptarëve.
Nuk ka shërbim më të keq që mund ti bëjë kombit shqiptar nga një person, përveç se ta bënte për llogari të Rusisë, por rusët ishin vetë në këtë aferë dhe ai e bëri për llogari të karriges së tij. Unë kam besim të madh se me 11 shkurt, Shqipëria, i madh e i vogël do të vërshojë drejt Tiranës në betejën e fitores, e përmbysjes së Edi Ramës. Tirana e tëra do të derdhet në rrugë, në shesh për të larguar nga pushteti një uzurpator, për të larguar nga pushteti një kryeministër i cili me qëndrimet e tij është sot, njeriu më i damkosur në të gjithë botën e lirë.
Njeriu që ka kryer akte ndaj SHBA-së, sikur Shqipëria të ishte një vend në armiqësi me atë vend. Ka kryer akte sikur Edi Rama të ishte agjent i një prej fuqive armike të SHBA-së. Shqiptarët me 11 shkurt do të thonë fjalën e tyre.'- tha Berisha.
Ish kryeministri akuzoi ambasadoren e SHBA-ve për heshtjen e saj në raport me çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, McGonigal duke thënë se ishte përpjekur të manipulonte deputetët e opozitës dhe se i kishte dërguar ‘mesazhe’ kërcënuese. Ndër të tjera, Berisha supozon se Charles McGonigal, në udhëtimet që ka bërë në Shqipëri është takuar dhe me politikanë, gjykatës e prokurorë dhe është përfshirë në procesin e vettingut. Kujtojmë se dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal është kthyer në ‘kalin e betejës’ mes opozitës dhe mazhorancës.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
te gjithe ne proteste te largojme kete hajdut e kriminel...
Përgjigju