Por çfarë solli qendrimin të opozitës për të bojkotuar Kuvendin?
Ishte Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, i cili për të dytën here eshtë bërë pjesë e konfliktit fizik, kësaj radhe me deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka. Por ky konfrontim mes tyre nuk arriti të filmohej pasi ndodhi në ambjentet e korridorit të parlamentit, aty ku kamerat e televizioneve nuk lejohen. Konflikti, i nisur nga karriget e sallës së Kuvendit dhe i vijuar më tej jashtë ambjenteve të sallës së Kuvendit, u bë shkak për ndërprerjen e menjëhershme të seancës dhe krijimin e një situate kaotike.
Deputetët u ngritën të gjithë në këmbë dhe dolën jashtë, ndërsa trasnmetimi Live i seancës plenare u ndërpre. Situata ndodhi në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha mbante fjalim në Kuvend dhe gratë deputete socialiste ishin larguar, ashtu sic dhe në seancën e shkuar, në shenjë proteste kundër fjalorit ofendues të përdorur nga deputeti Berisha disa seacna më parë.
Shkak për dhunën mes tre protagonistëve më herët janë bërë fyerjet që Strazimiri e Ndreu kanë shkëmbyer nga karriket e parlamentit, replika këto që erdhen pasi deputeti demokrat Gent Strazimiri, akuzonte se në radhët e Socialisteve në Kuvend ka deputetë të lidhur me krimin dhe të ardhur direkt prej tij në këtë institucion.
Mësohet se kolegët kanë replikuar mes tyre me fjalë ofenduese nga vendi i deputetit ku ishin ulur në sallën e seancave plenare dhe më tej, kanë dalë jashtë ambjenteve të sallës, për t’u sqaruar. Deputeti socialist Pjerin Ndreu në një prononcim për A1 REPORT thotë se ishte Strazimiri ai që nisi sherrin, ndërsa sqaron se patën vetëm konflikt verbal dhe jo përplasje fizike me njëri-tjterin. Por sipas demorkatëve, deputeti Strazimiri, jo vetëm është goditur, por edhe është kërcënuar me jetë. Sakaq, në konfliktin mes tyre, jashtë kamerave të parlamentit, mësohet se është përfshirë edhe deputeti socialist Agron Ndoka.
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër, që deputeti demokrat Strazimiri përplaset fizikisht me deputetët socialist.Vetëm pak muaj më parë në korridoret e kryesisë se Kuvendit, ai u konfliktua me socialistët Prenga e Qefalia. Ja sherri në Maj i Strazimirit me Prengën dhe Qefalinë