- Kush shkon pa ftuar, del i pa përcjellur.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndodhi një incident ku fjalimi i Sali Berishës u ndërpre.

Lind pyetja:

Si mund të komentohet ky moment, si dukuri politike negative, një turp që dëmton imazhin për vendin?

Më parë të themi çfarë ndodhi në seancë, kur Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, mori fjalën gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, ku qëllimi i tij ishte të denonconte situatën politike në Shqipëri, duke përdorur terma të fortë për qeverinë aktuale dhe proceset zgjedhore.

Pas një minuti, fjala e tij u ndërpre dhe mikrofoni iu fik nga drejtuesja e seancës duke ia ndërprerë edhe përkthim për pjesëmarrësit e tjerë, sepse ai po dilte jashtë rendit të ditës dhe po tejkalonte kohën e lejuar.

Por, edhe dhe pas fikjes së mikrofonit, Berisha i mësuar në Parlamentin shqiptarë me të gjithë kryetarët nga Meta, Nikolla, Spiropali dhe sëfundi Peleshi, u përpoq të fliste, por fjalimi i tij nuk u çua përpara duke i dhënë fjalën diskutuesit pas tij.

Ky incident është trajtuar në Shqipëri si një turp për Shqipërinë dhe imazhin e vendit, duke e konsideruar sjelljen e Berishës jashtë standardeve të dokumentuara të fjalimeve në forume ndërkombëtare.

Përse disa e quajnë turp?

Kjo fjalë, përdoret si vlerësim politik ose moral, pasi Berisha ka akuzuar vendin e tij para një audience ndërkombëtare, duke nxjerr në pah akuza pa mbështetje të dokumentuar në një forum ndërkombëtar dhe është parë si negativ për reputacionin e Shqipërisë.

Berisha nuk u tregua dinjitoz për vendin dhe interpretimi politik më mirë të mbetët nga shqiptarët që kanë kohë që e kanë braktisur.

Populli ynë ka një shprehje që në këtë radt i shkon incidentit:

Kush shkon i pa ftuar, del i pa përcjellur.../TemA