Portieri i ekipit kombëtar të futbollit, Etrit Berisha do të ndërrojë ekip këtë edicion, pasi drejtuesit e ekipit të Kalmarit kërkojnë që të përfitojnë sa më shumë, pasi edhe një vit kontratë ka në Suedi. Portieri 23-vjeçar ka shumë oferta nga kampionati italian, ndërsa është sfumuar mundësia që ai të tranferohej me skuadrën angleze te Fulhem, por ka disa pista të reja, të cilat menaxheri i lojtarit dhe klubi po i shqyrtojnë me kujdes.
Ertrit Berisha është paraqitur shumë mirë në Suedi, por sidomos me kombëtaren shqiptare, për të cilën ka pësuar vetëm një gol në 5 ndeshjet që ka luajtur deri tani. Portieri me origjinë kosovare shikohet si me mjaft perspektivë nga trajneri De Biasi, pasi ka realizuar një paraqitje mjaft të mirë duke lënë të hije Samir Ujkanin që spikati para ardhjes së De Biasit në Shqipëri. Tashmë pritet si do të përshtat me ekipin e ri që do i bashkohet.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën "Shqiptarja.com")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com