Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e përjavshme para godinës së kryeministrisë, i ka bërë thirrje rinisë që më 20 shkurt të bojkotojnë mësimin nëpër shkolla.
Kjo pasi sipas Berishës, pjesëmarrja e të rinjve në protestë, është një mision shumë i madh, madje më i madh edhe se të shkojnë nëpër shkolla
Ajo që vihet re gjatë fjalës së Berishës, është se Floriana Garo nuk e mban dot të qeshurën, çka tregon jo-seriozitetin e kreut të PD-së.
“Është një thirrje për rininë shqiptare. Nuk ka fat më të madh për një të ri, që në rininë e tij të hidhet në betejë kundër të keqes më të madhe të kombit të tij. Ndaj edhe i lini shkollat, lini çdo gjë, mbushni sheshin që të jetë Tirana juaj, e ardhmja juaj, Shqipëria...”, tha mes të tjerash Berisha.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Berisha bën thirrje për bojkot të mësimit dhe për pjesëmarrje në protestën e tij.
Po ashtu sjellim në vëmendje se në protestat e Berishës janë përdorur të miturit për hedhje të molotovit dhe gurëve në drejtim të efektivëve të Policisë.
Komente











