Një foto e të dhunuarit e Enver Basha, personit që ndihmoi policinë në kapjen e Kostandin Xhuvanit, ka publikuar ish-kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook”. Nga fotoja kuptohet që është realizim i ditës së sotme, pasi ka lënë ambientet e spitalit ku ishte dërguar në gjendje të rëndë mbrëmjen e kaluar.
Ish-kryeministri Berisha në statusin e tij akuzon policinë se po mundohet me çdo kusht që të mbyllë këtë çështje ndërsa thekson se “Enver Bashën, e masakruan dje kriminele me lidhje te ngushta me Policinë për t'i mbyllur gojën si dëshmitar i 4 vrasjeve te Kostandinit të Partisë.”

(Fotoja e Enver Bashës e publikuar në profilin social "Facebook" nga Berisha)
“Fytyra me plagë dhe gjak e Enver Bashës,fytyra e vërtetë e shtetit policor . Kjo është një foto tjetër e Enver Bashës, që e masakruan dje kriminele me lidhje te ngushta me Policinë për t'i mbyllur gojën si dëshmitar i 4 vrasjeve te Kostandinit të Partisë. Sot mësohet se Ardian Çipa (Xhixha) po bën çdo gjë, me urdhër nga lart, për të mbyllur çështjen!! Sb”-shkruan Berisha bashkangjitur me foton e Enver Bashës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com