Berisha: Opozita makineri
shpifjesh, ne kemi vepra

Berisha: Opozita makineri <br />shpifjesh, ne kemi vepra
ELBASAN- Kryeministri Berisha  inspektoi sot punimet për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, për të cilën akuzoi opozitën se bëri përpjekje për bllokimin e tij.
 
Shefi i qeverisë theksoi se opozita është një makineri shpifjesh dhe mashtimesh dhe përgjigjja e mazhorancës ndaj saj janë veprat.

“Opozita që bllokoi integrimin e vendit, bënë gjithshka për të bllokuar buxhetin për korridorin duke e personalizuar me Sali Berishën . Por ne votuam , vendimin e morëm dhe ja ku e kemi provën të gjallë përpara syve. Përkundrejt makinerive të shpifjeve dhe trillimit do tu përgjigjemi me vepra, vepra dhe vetëm vepra”-deklaroi Berisha. Më tej kryeministri vlerësoi rëndësinë e kësaj rruge për zhvillimin ekonomik të vendit pasi ofron distancat me Tiranën.

“Tuneli i Kërrabës ka realizuar gjer tani ¼ e punimeve. Kjo është një kohë rekord çka dëshmon seriozitetin e kompanisë që mori përsipër. Avancimi i punimeve në tunel ka rëndësi të jashtëzakonshme pasi është korridori më i vështirë dhe më i rëndësishëm i” Korridorit 8”. Ky tunel shkurton distancën Shkup -Tiranë, po ashtu distancën Elbasan-Tiranë. Ky tunel bashkë me atë të Kalimashit do të ndryshojnë Shqipërinë”-tha kryeministri Berisha.

Sipas Berishës përpjekjet bllokuese të opozitës për miratimin e buxhetit për tunelin janë tentativa të kota, të cilat nuk synojnë asgjë tjetër veçse një paralizim të vendit në prespektivat e saj zhvilluese.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi