BRUKSEL – Kryeministri Sali Berisha tha sot se, jeta parlamentare në Shqipëri i është rikthyer normalitetit. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e PPE që po mbahet në Bruksel si edhe në drekën e organizuar nga Joseph Daul kryetari i grupit të PPE-ve në Parlamentin Parlamentin Europian, kryeministri tha se opozita sipas tij ka pranuar gjithçka është propozuar.

“Opozita ka pranuar gjithçka është propozuar ajo ditë e më pas, arritëm një marrëveshje që deri tani është respektuar plotësisht nga të dyja palët, pra jeta parlamentare është krejt normale, procedojmë me reformat e ligjeve, që kanë nevojë për 3/5 e votave për t’u miratuar dhe vendi nuk synon gjë tjetër më të madhe se integrimi europian, një proces i cili duhet mbështetur tërësisht mbi performancën. Bindja ime e thellë është që ky proces është jetësor për qytetarin shqiptar”, tha kryeministri.

Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, Berisha ka siguruar për angazhimin e qeverisë për integrimin.

(aq/shqiptarja.com)