Evi Kokalari ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, duke deklaruar se ky i fundit po përpiqet të shfrytëzojë konservatorizmin edhe pas koalicionit me partinë e Lirisë që është një parti e spektrit të majtë.
Duke komentuar konferencën që do të organizohet nga Rithemelimi ditën e nesërme me temë “Doktrina e së djathtës’, Kokalari tha se Berisha nuk e donte konservatorizmin dhe se vetëm ishte tallur.
“Sa te turpshëm jeni? Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki. E djathta nuk është një doktrinë që tregohet duke i rënë gjoksit, por është doktrinë e njerëzëve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, dhe jo fjalë.
Në fakt ju që do bëheni pjesë e këtij teatri, jeni pjesë e hipokrizisë brënda PD së rithemelimit, dhe pa asnjë dyshim pjesë e problemit politik që ka ai vënd. PD Berishës e pati mundësine të bëhej konservatore, por vetë Berisha nuk e donte kurrë këtë gjë dhe u tall rëndshëm me shumë nga ne.
Konservatorizmi në Shqipëri do vi së shpejti, por jo, s’do të vi nga PD juaj. Por vazhdoni vegjetoni në emër të saj, mbytur në llumin dhe moçalit ku keni marrë frymë politikisht që në 1990. Por mos harroni, nuk ju nderon aspak”-tha Kokalari.
Më herët ajo reagoi edhe për koalicionin Meta-Berisha duke e konsideruar si fundin e Rithemelimit dhe duke shprehur keqardhjen e saj. Ndërkohë, vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
57%
-
Jo
35.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.5%
Vota total: 454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më 28 shkurt protesta e radhës e PD, Berisha - strukturave: Dhuna e 20 shkurtit ishte suksesi ynë i ri (MESAZHI)
21 Shkurt, 20:59
-
Gjin Gjoni si Sali Berisha: Të sulmojmë selitë e PS
21 Shkurt, 18:50
-
Molotovë te besimtarët/ Berisha fajëson policinë, por dhunën te xhamia e çoi vetë (Pamjet)! KMSH nuk përmend fajtorë: U lënduam duke u falur
21 Shkurt, 16:16
-
Berisha kërcënon me sulme ndaj selive të PS/ Balla thirrje demokratëve: Mos e merrni veten në qafë nga urdhrat e një plaku matuf
21 Shkurt, 15:28
-
Bajram Peçi: Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!
21 Shkurt, 14:35
-
Molotovët kundër policëve/ Beqiri: Berisha paguan njerëz të Al Qaeda-s, vetëm serbët mund të sulmojnë xhaminë në muajin e Ramazanit
21 Shkurt, 13:52
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ Protestat e dhunshme, në Selinë e PD përgatiten molotovët, poshtë zyrës së FRPD
21 Shkurt, 12:46
-
Berisha me tone lufte, kërcënon me sulme selitë e PS nëpër qytete: Do iu asgjësojmë (VIDEO)
21 Shkurt, 12:43
-
Carlo Bollino: Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me 'kryengritës të armatosur'
21 Shkurt, 11:13
-
'Maternitet unik', Petro Koçi ironizon protestën e PD: Si parti shtatzënë që pret të rilindë Berishën, por ‘bebja’ është 82 vjeç dhe lind non grata
21 Shkurt, 09:48
-
PD 3 orë ‘luftë’ me molotovë kundër policëve! Arrestohen 18 'kryengritës të armatosur', mes tyre 3 të mitur! 28 në hetim, edhe organizatori Klevis Balliu
21 Shkurt, 08:41
-
Aktet e dhunës nga ‘kryengritësit e armatosur’ të Berishës, momenti kur nxjerrin nga çanta molotovët dhe sulmojnë kryeministrinë (VIDEO)
21 Shkurt, 08:33
Oh mami...spektri i majte... Oh mami moj aman... Çfarë zorraxhinj që jeni të gjithë... Pa Përjashtim... Po me kë tallni b... ju o bashibozukë të mjerë... Po të gjithë ju që gjoja merreni me pordhitikë, s'jeni gjë tjetër veçse ca spurdhjakë të shpifur, që vetëm vidhni e grabisni... Jeni vetëm ca banditë të rëndomtë që dini veçse të shtrëngoni ato rrypat në qafë që quhen kollaro dhe ... O Burra Për Qafë Krrabë Se Ka Lala Mjaltë... Këto llogjet e gjoja pordhitikës suaj të shpifur i ka dalë boja me kohë e me vakt, po vazhdoni, se ju ka ardhë dita... Ore mutër e derra të pangopur, që vetëm shtriheni në pleh e lluce e llupni pa pushim e të babëzitur para e mall e gjë... Pa Pushim... Pa Pushim... Dhe papritur kur kujtoheni se keni ca poste e karreklla, dilni e prrallisni broçkullat e radhës me gjoja dhimokraci e të drejtat e njeriut dhe e majta dhe e djathta e plot pallavra e llogje pa fund dhe pastaj... zanati... O derra të qelbur të të gjitha krahëve e ngjyrave...
Përgjigju