Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha kërkon marrjen e masave për formimin e një kampionati mbarëkombëtar, që të përfshijë klubet shqiptare dhe ato kosovare në të gjithë sportet.
Berisha kërkoi krijimin e Ligës së Futbollit mbarëkombëtar duke i kërkuar ministrit të Sporteve Aldo Bumci të nisë bisedimet me homologun e tij në Kosovë për hartimin e projektit.
"Këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga e Futbollit Mbarëkombëtar. Duhet të uleni së bashku me ministrin e Sporteve të Kosovës, të bëni projektin dhe të zhvillohet Liga Mbarëkombëtare.
Tani edhe infrastruktura e lejon këtë. Kështu, tifozi i skuadrës së Mitrovicës mund të vijë fare lehtë ta ndjekë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica në Vlorë, apo atë Prishtinë-Tiranë. Natyrisht, në Ligë do të përfshihen të gjitha ekipet shqiptare"- tha Berisha.
Kjo nismë u deklarua një vit më parë, pikërisht më 4 janar 2012 edhe nga Aleanca Kuqezi në kuadër të nismës "Një Komb një kampionat".
Por dëshirës së kryeministrit Berisha i ka paraprirë një vendim i UEFA-s dhe FIFA-s që kundërshtojnë bashkimin në një ligë të përbashkët të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Vendimin FIFA-s e justifikon me faktin se Kosova akoma nuk është njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që presidenti i FSHF ka theksuar se FSHF në bazë të statutit të UEFA-s, ka të drejtë të jetë organizatorja e një kampionati futbollistik vetëm brenda territoreve të Republikës së Shqipërisë.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com