Berisha: Pagat do rriten, Rama
tradhëtohet nga njerëzit e tij

Berisha: Pagat do rriten, Rama<br />tradhëtohet nga njerëzit e tij
TIRANË – Qeveria shqiptare vendos rritjen e pagave dhe pensioneve në Shqipëri në fillimin e muajit korrik. Kryeministri Berisha e bëri të ditur këtë fakt në mbledhjen e qeverisë, ku sikundër të hënën në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat edhe sot ka përsërit paralelizmat, sipas tij, mes Ramës dhe Ramiz Alisë për përcmimin ndaj shqiptarëvë.

“Qarkullimi i statistikës të njeriut që urrente kombin e tij, pasi u deklaroi shqiptarëve se ka 1 mln hajdutë e spiunë, për të denigruar shqiptarë, bëri që si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre ata të braktisnin masivisht vendin e të dynden drejt vendeve fqinjë. Pasi kishte rrënuar cdo gjë, do tu deklaronte se këta që ikin janë 1 mln hajdutë, 1 mln spiunë, 1 mln të papunë”, tha Berisha.
Sipas tij, këtë statistikë e ka marrë Rama dhe e qarkullon prej një viti nga tribuna në tribunë si dëshmi e përcmimit ndaj djersës së shqiptarëve.
“Të deklarosh një million të papunë në Shqipëri do të thotë të mos kesh as njohuri më elemtare për punësimin, as të njohësh numra. Duket sikur ka mbetur në stadin e ngjyrave, por kjo nuk është e vërtetë sepse këtë e përdor për propagandën e tij. Le të pyesë Beqen se sa janë pensionistë në Shqipëri”, deklaroi kryeministri.

Ai bëri të ditur se bashkëpunëtorë të Ramës i kanë bërë të ditur se kryesocialisti nuk i dëgjon kur e këshillojnë për statistikat në vend. "Ata thonë që i themi Ramës që nuk është kështu, por nuk na dëgjon. Kur s’ka interes e con Fatos Nanon te mbreti Zog dhe kur i duhet Nano e con tek Sokol Balla", tha kryeministri.


RRITJA E PAGAVE E PENSIONEVE
Sipas kreut të qeverisë, rritja e rrogave dhe pensioneve do të ndijojë direkt në rritjen e të ardhurave të 800 mijë familjeve shqiptare.

Ai tha se pagat e larta do të rriten me 1% të vlerës, të ultat 5%. Ndërsa, sa i takon pensioneve, në fshat ato do të rriten me 5% dhe në qytet me 4%
“Kjo rritje bëhet në kohën më të vështirë, në një nga kulmet e krizës së Europës, krizës së borxheve që ka ndikuar edhe në ekonominë shqiptare por siç fakton Komisioni Europian në raporitin e tij të fundit rritja ekonomike në Shqipëri natyrisht nuk ka ritmet e viteve 2006-2008, por rritja ekonmike sipas raporti në 4 vitet e fundit kulmore të krizës është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit”, ka theksuar Berisha.

Kryeministri ka pohuar se ka ptur debate me ndërkombëtarët për këtë lëvizje, por vendimi është mbajtur si politikë konstante e qeverisë.




(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar