Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion, si i Shkodrës, nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.

Në deklaratën për mediat, Berisha paralajmëroi Edi Ramën se provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë në Shkodër, nuk do të ndikojnë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore. Ai theksoi se PD do të qëndrojë në krah të studentëve deri në fitore.

 “Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.

Berisha shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: “Studentët do fitojnë.”


Lajmi kryesor:

Protestat e dhunshme, Berisha: U thyen kocka e çanë kafka, Rama të dorëhiqet! Protestuesit ‘liberatorë’, sipërmarrësit t’i mbështesin!