Berisha paralajmëron trazira: Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin

Sali Berisha ka paralajmëruar trazira gjatë zhvillim të revolucionin të nisur prej tij. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet ai paralajmëroi destabilitet pasi vendi sipas tij ndodhet në kushtet e monizmit dhe koha e stabilitetit ka marrë fund.

Në fjalën e tij, Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile.

“Protesta, ngjarje e rëndësishme për revolucionin. Me anë të saj duam t’i demonstrojmë regjimit që i bazuar në krim drogë e vjedhje ka vendosur monizmit, duam t’i demonstrojmë se në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmim e tij e do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë.  Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin”, u shpreh Berisha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARBËRORI: 28/02/2023 19:53

    O Sali BAJGA provoje e shikoje sa do të vlej lëkura jote e qelbur. Ti kujton se je i pa ndëshkushëm e mund të bësh çfar të duash. Ajo koh ka mbaruar o SALI BAJGA E QELBUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën