Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike.
Për largimin e Edi Ramës nga pushteti, Sali Berisha thotë se në shtator, opozita do të përdorë të gjitha mjetet.
Por me bulevardin e zënë nga revolucioni flamingo, a do t’i kthehet Berisha protestave të tij?
“Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike. Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita do të përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie dhe rrokullisjen e saj nuk ka forcë në botë që ta ndalë. Në një seri qytetesh, opozita është në protestë, por këto janë sporadike, të organizuara, por nuk janë masive sa ç’duhet të jenë. Me Edi Ramën, çdo ditë, çdo javë që kalon, Shqipëria shkon thellë e më thellë në krizën e saj. Ndaj edhe thashë, poll-et, janë të tijat. Rama nuk ka më shpresë. Një grindavec i droguar që merret, shahet e zihet gjithë ditën me protestuesit për komentet e tyre të drejta, etiketat që i vënë. Trollsa, sorra, korba, përfytyron veten si kufomë politike. Dihet që korbat e sorrat ushqehen me kufoma, unë them politike, jo fizike”, u shpreh Berisha.
Për hartën e re territoriale ku socialistët kanë nisur konsultimet për draftin e tyre, Sali Berisha thotë se opozita, ende nuk e ka të qartë formën se si do ta kundërshtojë projektin e PS.
-A keni në plan të mblidhni kryebashkiaket dhe këshilltarët e djathtë për të kërkuar mbledhjen e firmave për referendum?
“Edi Rama nuk pyet për asgjë. Ai njeh vetëm interesin e karriges së tij dhe pushtetit të pakufishëm që po shkon drejt fundit. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat që ekzistojnë për hartë më të mirë të mundshme të ndarjes së njësive territoriale. Harta jonë paraqet 111 njësi, por ajo është e hapur për diskutim. Që nga diskutimet me komunitetet, aty ku ekzistojnë kushtet më minimale të krijohen dhe njësi të tjera. Ky është qëndrimi ynë.
Decentralizimi është një parim themelor i një shteti që pretendon të jetë demokratik. Edi Rama ka bërë hiper-përqendrimin dhe hiper-centralizimin e pushtetit në Shqipëri, në disa aspekte, ju nuk e njihni, por absolutisht më shumë se diktatori Enver Hoxha. Në diktaturë, ishin komitetet ekzekutive të rrethit, por kishte dhe lokalitete, të cilat ishin si komunat, me këshilla dhe me kompetenca, në të cilën qytetarët merrnin lejet, merrnin vërtetimet, kishin gjendjen civile, pra kishin një seri shërbimesh. Dhe ajo ishte diktatura më moniste. Ishte më keq se Koreja e Veriut sot, po këtë e kishte. Ky i hoqi, ky fshiu, ky është vetëm vetë. Ndaj dhe çdo ditë që qëndron në pushtet është një ditë e humbur, e dhimbshme për shqiptarët”, tha Berisha.
Në takimin e kryeministrit Rama në Kuç për reformën territoriale, munguan kryebashkiakët e djathtë, pasi siç Report Tv mësoi, nuk i ishte bërë ftesë.
-
EDHE TI DUHET TE QEROHESH....SHTRIGAN....
Përgjigju-
O sali bytha kujtohu sa here e ke shkatrru shqiperin.
-










Komente
Komento