Berisha paraprin Nishanin për
TVSH-në e makinave
Kreu i qeverisë nuk ka pritur dekretimin e ligjit që lejon ndryshime në aplikimin e TVSH-së nga presidenti, duke deklaruar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se ai ka hyrë tashmë në fuqi
TIRANE- Kryetari i Këshillit të Ministrave Sali Berisha ka "kapërcyer" kompetencat e veta ditën e djeshme, kur, gjatë mbledhjes së rradhës së qeverisë, ka deklaruar se ligji që ndryshon regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ka hyrë tashmë në fuqi. Ligji 125/2012, i miratuar në Kuvend më 20 dhjetor 2012, deri ditën e djeshme nuk rezulton të jetë dekretuar nga presidenti i Republikës, gjë, pa të cilën, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe për një gjë të tillë nuk mjafton deklarata e kryeministrit të vendit. Për më tepër, që ai të hyjë në fuqi, kërkohet edhe miratimi i disa VKM-ve.
Nga ana tjetër, Berisha deklaroi dje se qeveria "heq TVSH-në", por ligji i ri në fakt nuk është kaq i thjeshtë. Ai eliminon pagesat e TVSH-së për makineri e pajisje që importohen, vetëm në rast se ato kalojnë vlerën e 500 milionë lekëve të vjetra ose 500 mijë dollarëve amërikanë. Sipas ekspertëve fiskalë, nuk bëhet fjalë për heqje totale të TVSH-së, ndërkohë që ky akt nënkupton skemën e shtyrjes së pagesës deri në 12 muaj, që në fakt ka qenë në fuqi edhe më parë, por thjeshtohet.
Lidhur me ligjin e ri, ka reaguar dje kreu i PS Edi Rama, i cili ka thënë në Tëiter: "Kryeministri vazhdon kopjimin e programit tonë me heqjen e TVSH-së për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar...E inkurajoj të kopjoje më tej".
PBB
Ndërtimi dhe transporti vijojnë rënien e pandalshme, ndërkohë që ka përmirësim të shifrave të afarizmit gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar për industrinë e bujqësinë. INSTAT ka publikuar statistikat zyrtare lidhur me ndryshimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të cilave PBB rezulton në rritje në masën 2.7 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë.
Në këtë mënyrë, mesatarja e vlerësimit zyrtar për rritjen ekonomike për nëntë muaj është 1.53 për qind, ndryshe nga pohimet tepër ambicjoze të mëparshme.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00