Berisha për herë të parë në SPAK, Murati për Report Tv: Po fillon të ndjejë në kurriz peshën e ligjit, kishte frikë se i ashpërsohej masa

Gazetari Erl Murati ka komentuar në Report Tv marrjen në pyetje të Sali Berishës për herë të parë nga SPAK për aferën ‘Partizani’. Fakti që Berisha u paraqit në dyert e drejtësisë, për Muratin kjo tregon se ai po i bindet ‘fatit juridik’ pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Murati tha se paraqitja e tij në SPAK tregon se funksionin shteti ligjor.

“Kjo tregon që procesi hetimor ndaj Berishës vijon dhe mesa duket edhe Berisha po i bindet fatit të tij juridik duke vendosur të respektojë institucionet, edhe pse pati gjuhë të ashpër politike besoj se prokuroria do bëjë punën e saj. Kjo duket si diçka e jashtëzakonshme se nuk jemi mësuar ta shohim Berishën në dyert e drejtësisë, por kjo tregon se shteti ligjor funksionin. Kjo është mënyra e drejtë, respektimi i institucioneve dhe më pa si mbetet gjykatës ta provojë”, tha Murati për Report Tv.

Sipas gazetarit Murati, Berisha është ndjerë i detyruar të paraqitet në SPAK pasi rrezikonte sërish ashpërsimin e masës arrest shtëpie nëse shpërfillte institucionet e drejtësisë.

“Kemi një lloj respektimi të detyruar sepse kjo gjë mund të përshkallëzohej në masa të tjera më të rrepta. Vendosi të injorojë masën detyrim paraqitjeje. Nuk mund të themi se është qytetari model që respekton institucionet, por fillon të ndjejë në kurriz peshën e ligjit. Përsa kohë ligji e thërret është i detyruar ta respektojë”, tha Murati.

Ai komentoi edhe nisjen e punës për Reformën Zgjedhore.

“Reforma Zgjedhore do miratohet me votat e Ramës dhe PD. E di që ka një kauzë nga rithemelimi për PD si tradhtar. Këtu çdo aktor politik sheh interesin e tij, është në interes të Bashës për të miratuar reformën zgjedhore me një zonë të vetëm zgjedhore. Secili këtu luan për vetë. Realiteti ri është një politike tre polare. Basha po bashkëpunon për të miratuar një reformë që i shkon për shtat PD”, vijoi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat