TIRANË – 24 maji duket sipas të gjitha gjasave të jetë dita kur do të nisë zyrtarisht procesi për zgjedhjen e kandidatëve për presidentin e ri të vendit.
Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë tha se, do të nisë diskutimet për emrat zyrtarë vetëm pasi të kthehet nga Çikago, ku më 21 – 22 maj do të mbahet Samiti i NATO-s.
“Nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale në politikë. Por, unë e kam thënë që do merrem pasi të kthehem nga samiti i Çikagos dhe e kam shpjeguar si do proçedohet”, tha Berisha.
Më herët shefi i mazhorancës ka konfirmuar se emri i kandidatit për President do të dalë nga Partia Demokratike.
VIZITA NË ITALI
Sikundër e ka kthyer tashmë në traditë, kryeministri Berisha ka informuar kabinetin qeveritar për vizitat e tij zyrtare jashtë vendit.
Ai ka bërë sot një përmbledhje të vizitës së dy ditëve më parë në Itali dhe takimet me drejtuesit e vendit.
“Me presidentin Napolitano biseduam për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kombeve tona mbi fushat me interes të përbashkët, ekonomike, arsim në fushën e energjisë”, theksoi Berisha.
Ndërsa i është referuar takimit me homologun e tij Italian Mario Monti, kryeministri Berisha theksoi se I ka shprehur atij mirënjohjen për ndihmën që I ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve.
“Ishte prekëse për mua ku kryeministri Monti më njoftoi se pavarësisht nga vështirësitë qeveria ka vendosur të japë një ndihmë tjetër prej 52 milionë eurosh në kuadër të marrëveshjes së partneritetit strategjik që kanë firmosur qeverisë e të dyja vendeve” theksoi Berisha.
Sipas kryeministrit berisha një temë e çantë gjatë takimeve me presidentin Italian Napolitano, dhe me kryeministrin Monti dhe kryetarin e Parlamenti ishte edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Presidenti Napolitiano, kryeministri Monti dhe kryetari i Parlamentit Fini mbështesin dhe janë shumë të interesuar që Shqipëria të arrijë progresin dhe të marrë statusin e vendit kandidat, natyrisht kjo në bazë të meritës dhe performances”, deklaroi kryeministri.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arvizu: Presidenti, ndoshta një emër që s'ta merr mendja