Berisha për 'Primaret': Nuk ishin të përsosura, por lobimi është pjesë e procesit! Kandidatët që humbën duhet të mësohen

Ish kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetët e grupit të ‘Rithemelimit’ ka folur për primaret e finalizuara ditën e dielë përsa i përket kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj të vitit 2023.

Ai pranoi se procesi nuk kishte qenë i përkryer por shtoi se problematikat e dala mund të përdoreshin për t’u përsosur më tej në zgjedhjet e tjera që mund të mbahen në të ardhmen.

“Në këto primare, janë pranuar me vetëdeklarim, ose propozim nga degët apo anëtarësia të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret elementare që kërkohen për të marrë pjesë në garë. Thashë edhe më sipër se nuk ishin këto të përsosura por praktika e fituar me këto primare, problematikat e dala, janë një pasuri e çmuar për ne për t’i përsosur ato në raundet e tjera në zgjedhje. Të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet dhe të jetë e barabartë për kandidatët”-tha kreu i Rithemelimit.  

Më tej teksa foli për lobimin e kandidatëve për të fituar në primaret e mbajtura, ai tha se ky ishte një proces normal dhe se çdo kandidat duhet të ketë parasysh faktin se rivalët e tyre do të lobojnë për të arritur të marrin rezultatin që synojnë. Berisha tha se e vetmja gjë që nuk lejohej në këtë proces, është përfshirja e kryetarit dhe drejtuesve të partisë.

“Jemi në hapat e parë, por gradualisht anëtarët dhe simpatizantët e PD duke lexuar për këtë proces do gjejnë se lobimi, ndonëse unë nuk e këshilloj, por është pjesë konstante e procesit. Pse e them këtë? Sepse secili që merr përsipër të garojë duhet ta dijë që rivali i tij, do mund të mobilizojë, persona, grupe, personalitete për të krijuar një impakt sa më pozitiv për kandidaturën e tij dhe për këtë duhet të mësohen, sikurse persona grupe interesi kanë të drejtë të lobojnë për kandidatët që duan. Nuk besoj se kryetari dhe drejtuesit e partisë duhet të lobojnë, se kjo pastaj do e dëmtonte barazinë dhe unë ju siguroj se nuk kam patur asnjë lloj anësimi në këtë garë”- u shpreh Berisha.

Berisha mbylli mbledhjen me deputetët duke ftuar aleatët e partive politike opozitare që të qëndrojnë në këmbë për beteja të fuqishme të cilat sipas tij nuk janë parë kurrë në vendin tonë, duke nënkuptuar protesta të tjera kundër qeverisë shqiptare. 

Lajmi në përditësim...

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/12/2022 03:31

    Po ti kur humbe dhe kur te perzuri Luli,perse nuk mesove,por shkaterove PD vetem qe te vije prape ne krye?

    Përgjigju
  • FIQIRI VELI HAXHIJA: 12/12/2022 18:12

    O Sali bajga ti je fëlliqsira më e flliqur e kombit Shqiptar. Ti vazhdon e lef pa pushim po Edi Ramën ti kur se haron. Ti je kriminel hajdut e IDJOT malok i ndyr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës