Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot me demokratët e Elbasanit për foltoren e radhës. Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal edhe te heqja e pezullimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila do rikthehet në detyrë.

Berisha shprehet se Rama ka diktuar vendimin Gjykatës Kushtetuese.

Berisha shtoi se demokratët do nisin së shpejti protestat masive, pasi nesër do mblidhet dhe Kryesia e partisë që do vendosë nisjen e revoltave.

"Sot i hoqi masën e pezullimit. Shkon nesër në zyrë si zv kryeministri. E mori Ramën për fyti. Në Ankara e mori Rama Lubinë, kur bën pazarin e tunelit te Llogarasë. Diktoi çdo gjë sot Rama diktoi gjykatën dhe hoqi masën e pezullimit. Ne do ngrihemi dhe nuk do rendim gjer në largimin e tij. Ata që janë gati, me ata do ngrihemi. 3000 shqiptarë janë gati që nesër. Do shtohemi. Nuk rrihet më. E liroi. Për të zgjedhë kryetari i SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu? Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi. Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse. Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendosë me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Pati që nuk e kuptuan si duhet protestën e kryeministrisë. E filluam për të zenë vendin. Aty ditë e natë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Është sheshi ynë, sheshi i fitores." - u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Foltorja/ Berisha në Elbasan: Duhet të analizojmë problemet e PD-së gjatë zgjedhjeve, por duhet revoltë deri në fitore