Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme takimin e tretë të Foltores së tij, kësaj radhe në Elbasan. Sërish kryedemokrati fajësoi kryeministrin Edi Ramën për përdorimin e shtetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që sipas Berishës, i mohoi Partisë Demokratike një fitore të merituar dhe përforcoi autokracinë.
"Është një krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që përbëhet nga parimet më të larta njerëzore, kjo ndodhi. Çfarë nuk u bë ndaj nesh. Vazhduan na rrëmbenin emrin, flamurin, dështuan se qëndruam, se nuk u dorëzuam. Na përçanë, u bashkuan. Pse po ndalemi në këtë histori? Po, ne kemi një histori dhe historia po të përmblidhet me një fjalë është "të pamposhtuar". E faktuam në këtë. Erdhën zgjedhjet. Për çdo demokrat e demokrate, çdo qytetare e qytetar mbështetës të PD dhe opozitës kam një kërkesë, Sali Berisha në mënyrën më të përsëritur ju ka deklaruar se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, si kundrejt zotimit tim solemn që mbroj votën tuaj. Se cilat ishin zgjedhjet çdo votues, çdo zgjedhës ikëtij qyteti të bekuar dhe këtij rrethi të pyesë veten: A mund të quhen zgjedhje ato me të cilat shteti mobilizon burime shtetërore të saj në garë elektorale? A mund të quhen zgjedhje ato kur shteti organizon për të ndikuar te qytetarët në votën e tyre takime të ndaluara me ligj, 4530 aktiveve",- tha Berisha ndër të tjera.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, nga ana tjetër Berisha tha se Partia Demokratike duhet të hyjë në një fazë të imtësishme diagnostikimi të problemeve dhe defekte që ka.
"Ne duhet të analizojmë, duhet të jemi krenar me ato që arritëm, por duhet të analizojmë gjer në një problemet që patëm gjatë këtyre zgjedhjeve, jo se do fitojmë zgjedhjet, në kushtet e partisë shtet zgjedhjet nuk fitohen, ashtu nuk duhet jetë naivë se me 2 miliardë euro rrëzon një mal, sepse me 100 euro për 60% të zgjedhëse kapërcehen dhe çdo përpjekje e jona në këtë drejtim do të jetë vetëshkatërruese për ne. Përpjekja jonë duhet të jetë t’i përveshemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës, revoltë gjer në fitore. Tani është radha jonë",- tha Berisha.
lajm në përditësim...
Gjatë foltores ditën e sotme në Elbasan, një militant i PD është ngritur dhe i ka thënë Berishës se në Elbasan është kafja e krimit, ndërkohë që ka pretenduar se i janë bërë katër atentate.
"Kemi një kafe të krimit në Elbasan mbi të cilin janë helmuar disa vetë." - ka thënë mes të tjerash militanti i Berishës.
Endrit Shabani u zgjodh me 85 vota pro Avokat i Popullit. Kreu i PD Sali Berisha në takimin e tij të zhvilluar me qytetarë e mbështetës në Elbasan, e vlerësoi si gabim dhënien e firmave, duke e cilësuar Shabanin si avokatin e Edi Ramës.
“Gabim ishte, e pranoj dhe ju jeni të shqetësuar. Gabim ishte ajo me firmat e Endri Shabanit, avokatit të Edi Ramës, dhe unë ju kërkoj ndjesë. U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”, tha Berisha.
Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot me demokratët e Elbasanit për foltoren e radhës. Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal edhe te heqja e pezullimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila do rikthehet në detyrë.
Berisha shprehet se Rama ka diktuar vendimin Gjykatës Kushtetuese.
Berisha shtoi se demokratët do nisin së shpejti protestat masive, pasi nesër do mblidhet dhe Kryesia e partisë që do vendosë nisjen e revoltave.
"Sot i hoqi masën e pezullimit. Shkon nesër në zyrë si zv kryeministri. E mori Ramën për fyti. Në Ankara e mori Rama Lubinë, kur bën pazarin e tunelit te Llogarasë. Diktoi çdo gjë sot Rama diktoi gjykatën dhe hoqi masën e pezullimit. Ne do ngrihemi dhe nuk do rendim gjer në largimin e tij. Ata që janë gati, me ata do ngrihemi. 3000 shqiptarë janë gati që nesër. Do shtohemi. Nuk rrihet më. E liroi. Për të zgjedhë kryetari i SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu? Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi. Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse. Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendosë me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Pati që nuk e kuptuan si duhet protestën e kryeministrisë. E filluam për të zenë vendin. Aty ditë e natë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Është sheshi ynë, sheshi i fitores." - u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së Sali Berisha nga Foltorja që po zhvillon në Elbasan akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka grabitur zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se demokratët janë të pamposhtur, ndërsa theksoi se do të ketë revoltë, deri në fitore. Berisha deklaroi gjithashtu se e di që në PD ka njerëz të pakënaqur. Ai tha se e di që ka edhe njerëz që kanë kontrata me qeverinë, duke shtuar se PD nuk do të ndalet, deri në rrëzimin e regjimit të Ramës.
“Ne demokratët jemi njerëz të idealeve dhe u ngritëm në vitin 1990 për interesin kombëtar. Ne jemi të pamposhtur. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Këto vetëm zgjedhje nuk quhen, ishin të vjedhura nga fundi në krye. Zgjedhjet u blenë me para droge. Edi Rama kurrë nuk fitoi zgjedhje, i rrëmbeu me dhunë e me forcë. Unë e kisha thënë me kohë që me Ramën nuk ka zgjedhje, por unë u zotova se do ta mbroj votën.
E mbrojtëm votën, këtë e bëmë në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës së verës. Jemi në pjesën më kritike të historisë së PD-së. Duhet ta kuptojmë se pa votë të lirë, ne të ardhme nuk kemi. Revoltë, revoltë deri në fitore. Jemi këtu për t’i bërë ballë shkombëtarizimit të vendit. Duhet të mbrojmë vlerat e forta të familjes. Mes nesh ka njerëz të pakënaqur, ka njerëz që kanë kontrata me qeverinë, por kam bindjen se ka mijëra idealistë, që idealin për kombin shqiptar e kanë më të rëndësishëm. Ne nuk do të ndalemi deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës dhe fitoren e Partisë Demokratike”, deklaroi Berisha.
Në foltoren e Sali Berishës në Elbasan, nuk munguan edhe kritikat. Një qytetarë që mori fjalën tha se Partia Demokratike të bëjë analiza dhe të marrë masa për riorganizimin e brendshëm.
Ai theksoi se shumë seksione nuk funksionojnë dhe se PD duhet të ketë një qëndrim të qartë ndaj personave që nuk kontribuojnë.
'PD ka edhe mangësi të sajat, nuk bënë analiza politike, analizat politike janë si gishtat e dorës, analiza na tregon se ku jemi të dobët se si mund të rregullohemi dhe të funksionojë sa më mirë. Duhet që të shihet se kush punon dhe kush duhet që të marrë përgjegjësi për një humbje beteje. Ka shumë seksione që nuk funkionojnë, PD duhet që të ketë një qëndrim ndaj këtyre njerëzve. Ata njërëz që kanë pasur pushtet dhe kanë kaluar tek PS i keni cilësuar tradhtar, ashtu janë në fakt dhe duhet që të ketë edhe një regjistër turpi për këta njerëz. Pse kalojnë këta njerëz andej. Kalojnë vetëm për favore dhe privilegje, Rama i merr për t'i përdorur’, tha ai.
Në foltoren e Sali Berishës në Elbasan, një prej militantëve bëri thirrje për më shumë disiplinë dhe rregull brenda Partisë Demokratike, duke kritikuar edhe lëvizjen e Ervin Salianjit.
Ai theksoi se opinionet duhet të jepen brenda strukturave të partisë, jo jashtë tyre.
'Duhet disiplinim brenda radhëve të PD në familjen tonë të madhe ka rregulla s’mund të ikësh kur të duash dhe të vish kur të duash, nëse ikën njëherë s’mund ta përsërish më këtë gabim. Dua që të citojë një poet të madh që thoshte, atdhe të lutëm ngrije pak tavanin që të ngremë pak kokën. Ne si PD duhet që të ngremë tavanin e shtëpisë tonë dhe ta organizojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata që duan ta thonë fjalën duhet ta thonë brenda strukturës, jo të dalin si e ëma e zeqos në majë të thanës. Mos të na bashkojë urrejtja dhe të ndajë ndajë dashuria mes nesh’, tha ai.
Komente













Vetëm shpellarët e besojnë Sali non gratën.
PërgjigjuKeto jane NevojTore dhe jo FolTore...
Përgjigju