Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është 'përfshirë' në serialin ‘Rama-Basha’ në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku përdor një fjalor banal, duke vendosur si pjesë të saj këngën e Unikatilit ‘Mos më shaj mas shpine’.
Ajo që bie në sy është se Berisha e ka montuar videon shoqëruar edhe me tekst dhe ka zgjedhur që të shkruajë edhe fjalët banale nga teksti i këngës në momentin kur në video shfaqet kryeministri Rama apo Lulzim Basha. Por ndryshe nga këta të fundit, që i drejtohen me ironi njëri-tjetrit, Berisha ka zgjedhur një këngë të Unikkatil, që flet për thyerje kafkash e vrasjesh.
Në video përmbahen fjalë të tilla si 'plesht', dhe pikërisht në këto momente shfaqet imazhi i Lulzim Bashës, të cilin tashmë Berisha e sulmon që pas përplasjes për PD dhe përjashtimit të tij pas shpalljes non grata.

Një tjetër element është përdorimi i fjalës 'armiq', moement që në video shafqet ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një takim me Bashën apo ish-sekretari i Shtetit, Antony Blinken që shpalli Berishën non grata.
Një pjesë e videos ka në përmbajtjen e saj fraza nga kënga e Unikatilit, ‘Mos më shti më nxjerr pistoletën’, dhe vazhdon me ‘Unë të hyj në shtëpi e të vras me kallash’.
Komente


Po ju vjen çudi?Berisha këngë me të shume e me pistoleta e me të vrare din dhe ka.kështu është shpirti I tij KRIMINEL
Përgjigju