Kam një thirrje për KE dhe për institucionet e Breton Wood të përpunojnë një strategji ndihme në mënyrë që të kufizohet kriza ekzistuese dhe të parandalohet përhapja e saj.... Kriza në qendër rrezaton drejt periferisë dhe ndikon shumë. ..Vendet që kanë rritjen ekonomike kërcënojnë ta humbasin dhe kjo do të ishte e dëmshme dhe për vendet e zonës së euros por dhe jashtë euros.
Duke vlerësuar se kriza ekonomike do të jetë një krizë afatgjatë dhe zgjidhja e saj do të “jetë jetike” kryeministri Berisha i bëri thirrje bankave të Shqipërisë të bëjnë cdo gjë në mënyrë që të nxisim rritjen ekonomike, “Sepse kjo sot është leva jonë e Arkimedit për të përballuar pasojat e krizës. Kjo ekonomi është dinamike, reale dhe ka një proporcion të shkëlqyer mes pagave e produktivitetit. Ka një treg pune më fleksibnël. Kjo ekonomi do oksigjenin e nevojshëm që të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë rritjen”- nënvizoi Berisha.
BERISHA: BSH SISTEMI ME I MIRE BANKAR
Berisha vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë në këto 20 vite, si një nga sistemet më të mira bankare. “ Banka e Shqipërisë nuk pati problemet që patën dhe bankat e tjera të cilat u përballën me krizën ekonomike.. Nisi rrugën e saj me 4 mln dollarë rezerve valutore dhe sot ka në rezervat e saj 2 miliardë euro. Sot BSH vjen me një histori të madhe suksesi në këto 20 vite. Likuidoi një borxh që ishte i ndaluar me Kushtetutë, mbrojti stabilitetin ekonomik dhe prej mëse 18 vitesh leku është një nga monedhat më stabël të Europës dhe më gjerë. Banka e Shqipërisë është shndërruar në një katalizator të zhvillimit të sistemit bankar në Shqipëri."- tha kryeministri
FULLANI: I REZISTUAM KRIZES GLOBALE
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaron se politikat fiskale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë bënë të mundur që sistemi ynë bankar t’i rezistojë kësaj krize të madhe financiare. Në konferencën e titulluar "Politika monetare në Shqipëri: nga e shkuara drejt së ardhmes” e organizuar nga BSH guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani vlerësoi se modernizimi infrastrukturor dhe konceptual i BSH-së ishte i domosdoshëm për përafrimin e këtij institucioni me simotrat evropiane.
“Përpjekjet për modernizimin infrastrukturor dhe konceptual janë domosdoshmëri për të garantuar standardet bashkëkohore të adminstrimit dhe përafrimin e shpejtë me të gjithë institucionet si motra evropiane.”- tha Fullani sot në konferencë.
Ndërkohë që opozita pak kohë më parë e akuzoi për abuzim në shuma të mëdha me fondet e buxhetit të shtetit për ristrukturimin e BSH-së.
Fullani përmendi rolin e Bankës në politikat fiskale për të shmangur krizën. ”Sfidat e 20 viteve të fundit e shndërruan Bankën e Shqipërisë në një institucion me kredibilitet dhe që aplikon metodat më moderne të administrimit financiar” - shtoi Fullani.
FULLANI: DUHET BASHKEPUNIM RAJONAL
Përpara të pranishmëve në konferencë, mes tyre dhe drejtues të bankave qendrore të vendeve rajonale Fullani hodhi vizionin për një bashkëpunim rajonal.
“Është e domosdoshme që rajoni të hapet më shumë duke i dhënë bashkëpunimit një dimension më të ri. Duhet të rrëzojmë barrierat ekonomike për të ngritur një sistem rajonal pagesash, energjetik, treg rajonal produktesh financiare dhe më e rëndësishmja një treg rajonal faktorësh prodhimi”- tha Fullani. Sot u inaugurua qendra logjistike me konceptet më të fundit të administrimit të parasë në Ballkan.
(sg/shqiptarja.com)