Sali Berisha ka qënë i ftuar në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus.

Ish kryeminstri i Shqipërisë  është përballur sot me një panel gazetarësh nga Kosova.

Ndërsa Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij ndaj ish Presidentit Hashim Thaci se ai kishte nënshkruar Marreveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë, gazetari Imer Mushkolaj ka replikuar me të duke e quajtur spekulant.

‘’Kosova eshte shtet ne kufijte e 2008, ju po shpifni, Hashim Thaçi nuk e shiti Kosoven. Spekulime të juaja. Nuk ju takon juve ta bëni prokurorin’’, tha Mushkola.

Berisha: Kujt i thoni ju? Ai që shet territorin e Kosovës.

Mushkolaj: As nuk  e ka shkëmby e as nuk e ka shit. Ky është spekulim. Ju e shitët detin tek Greqia. Hashim Thaci nuk firmosi asgjë. Nuk duhet të spekulohet për këtë gjë’

Më pas Mushkola i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku Berisha përsëriti refrenin e tij se nuk e ka pas njohur atë njeri më parë, edhe pse është marrë personalisht me përndjekjen e tij.

Pas reagimit të ashpër të gazetarit Berisha doli nga linja!