"E-dogana redukton kohën e shërbimit, ul 10% të kontrollit fizik të mallrave, rrit sigurinë e konsumatorit, minimizon korrupsionin, sjell implementim të shpejtë të sistemit të skanimit të faturave doganore. Tani detyrimet doganore do të paguhen online. Pagesa bëhet në pak sekonda. Pas tatimeve ky është rasti i dytë i dixhitalizimit më të rëndësishëm në vend", u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka
DHOMA E TREGTISË MBËSHTET TAKSËN E SHESHTË
Kryetari i Dhomës Shqiptare të Tregtisë, Nikolin Jaka u shpreh në fjalën e tij gjatë përurimit se, “reforma me taksën e sheshtë dhe tarifa të ulëta është reforma që merr mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe gjithë biznesit.
NË 4 VITE, LIDER NË RAJON
“Në 4 vitet që vjen Shqipëria do bëjë gjithçka që të shndërrohet lider në rajon. Kjo do rrisë reputacionin e vendit dhe trasparencën e gjithë veprimtarive, shërbimeve në vend”.
Berisha shtoi se janë bërë shumë dixhitalizime në të gjithë vendin.
GARANTOJ BIZNESMENËT PËR TAKSA TË ULËTA
Berisha katheksuar se i garanton biznesmenët, se PD nuk do të heqë dorë ngataksat e ulëta. “Pas 4 vitesh jemi të bindur se ulja e mëtejshme e taksave është rruga më e sigurt e zhvillimit, punësimit të shqiptarëve, për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë”, tha Berisha.
Ai shtoi se janë regjistruar 9,2 miliardë dollarë më shumë nga të ardhurat me taksa të ulëta. “Të ardhurat janë rritur kaq ndjeshëm, sepse në proporcion më të madh janë rritur bizneset”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)