ELBASAN- Që në nisje të “Foltores”, Sali Berisha nuk e ka pranuar asnjëherë se qëllimi i kësaj nisme të tij, pas përjashtimit nga grupi i PD-së, është marrja e drejtimit të Partisë, por sot ai e ka thënë troç se është i hapur për një rikthim. Historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme, tha sot Berisha nga Elbasani, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jetë edhe rasti i tij.
Ndonëse SHBA-ja nuk e do as në parlament, si një njeri i shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion, Berisha vijon t’i shpallë “luftë” Amerikës, duke zgjedhur që jo vetëm të mos tërhiqet nga mandati, por të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend. Sot, Berisha artikuloi shumë qartë se qëllimi i kësaj “Foltore” është largimi i Bashës dhe ardhja e tij në krye të saj, ndoshta për ta përdorur Partinë Demokratike si një “mburojë” në “luftën” me SHBA.
“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur. Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.
Për rritjen e çmimit të energjisë, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të ngrihen në protestë dhe e paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do i “tregojë vendin”. “Nxehjet” e para, Berisha duket se i bëri në protestën e 2 ditëve më parë kundër rritjes së çmimeve, ku u panë edhe militantë të thekur të PD-së.
” Duhet të përgatitet më protestat më të fuqishme në vend, dhe ta dish se nga rruga nuk shqitemi pa të hedh aty ku e meriton, mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, ne duhet të ngrihemi në këmbë si opozitë që t’i tregojmë vendin siç e treguam në 90, demokratët të përgatiten për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitore të merituar”, tha Berisha.
Përtej retorikës së tij politike, Berisha sot u zu ngushtë nga një prej demokratëve, e cila i bëri tre pyetje që e vuri me “shpatulla pas murit”. Ajo i tha se luftën demokratët nuk duhet që ta kenë me Lulzim Bashën, por me qeverinë, megjithatë kjo nuk i pëlqeu militantëve të tjerë në sallë të cilët e fishkëllyen dhe tentuan që t’i hiqnin fjalën.
“Të jemi të sinqertë, ku ishit ju Berisha kur përjashtohet demokratët me kontribut të PD, a duhet ta gjykoj unë si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo kontribut për ringritjen e PD. Kjo foltore ka si qëllim ridimesionin tuaj në krye të PD, apo ringritje e PD dhe pyetja e fundit, çfarë projekti keni ju për të bashkuar PD, se në gjykimin tim nuk mendoj se PD do vijë në pushtet duke u ndarë, siç kemi filluar të ndahemi. Basha nuk është armiku ynë”, tha demokratja, që mori si përgjigje nga ish-kryeministri se “Basha është që nga momenti i largimit të figurave kryesore të PD-së, u shndërrua në një lider të thyer".
Në një kohë kur Lulzim Basha është i palëkundur në vendimin e tij për ta përjashtuar nga grupi, vendim që ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, Sali Berisha duket se po ecën me një skenar të mirëfilltë në hakmarrjen e tij personale ndaj kryedemokratit. Berisha preferoi që t’i lëshonte “fishekët në këtë luftë” një e nga një. Në Durrës, zbuloi se po e mbështeste Oerd Bylykbashi, një figurë shumë e rëndësishme në PD që më herët i ishte besuar Reforma Zgjedhore, në Gjirokastër i mori kreun e degës, Dasho Alikon, e ndërsa sot në Elbasan i tregoi Bashës që ka në krah të tij një tjetër deputet po aq të rëndësishëm, siç është Luçiano Boçi.
Sali Berisha e ka quajtur Lulzim Bashën një i pabesë dhe duke e cituar Biblën, ai thotë se njërëz të tillë as nuk duhet të lindnin fare.
“Kërkoj ndjesë para jush sërish sepse unë në këto 8 vite si njeri i betuar që nuk kthehem më ta themi të vërtetën, kam mbështetu publikisht një njeri që nuk po e marr në rrafshin njerëzor sepse po ta marrësh rrafshin njerëzor, në librat e shenjtë, ungjijtë thuhet që njerëzit si ai as nuk duhet të lindnin, i pabesi është fjala”, tha Berisha.
Ai ka deklaruar se është i hapur që të marrë drejtimin e PD-së.
“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur. Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.
Një demokratët ka vënë në vështirësi Sali Berishën. Në një kohë kur Berisha zgjodhi që të fliste për padrejtësitë e Bashës pasi ai e përjashtoi nga grupi i PD-së, ajo i ka kërkuar llogari se ku ka qenë ish-kryeministri ku nga PD-ja u larguan një e nga një emra me mesh në PD. Ajo gjithashtu e pyeti nëse kjo “Foltore” është për qëllime personale për t’i ringritur si lider, apo për të mirën e PD.
Anita Duhanxhiu: Të jemi të sinqertë, ku ishit ju Berisha kur përjashtohet demokratët me kontribut të PD, a duhet ta gjykoj unë si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo kontribut për ringritjen e PD. Kjo foltore ka si qëllim ridimesionin tuaj në krye të PD, apo ringritje e PD dhe pyetja e fundit, çfarë projekti keni ju për të bashkuar PD, se në gjykimin tim nuk mendoj se PD do vijë në pushtet duke u ndarë, siç kemi filluar të ndahemi. Basha nuk është armiku ynë. (Fishkëllehet nga salla, tentohet t’i merret fjala).
Berisha: Ndaj atij akti, kryetarit të PD i kam thënë çdo gjë që meritonte, i kam thënë në zyrë që në këtë vendim që kem marrë, ata kanë të drejtën e Zotit që të ndërmarrin kundër teje çdo vendim politik se ti i vrave. Unë thashë se largimi im ishte pa kthim, dhe kjo më impononte që të vetëpërmbahesha, i ka thirr në zyrë, kam kërkuar që t’i riintgrojmë në PD, por i kam thënë Bashës që ti me këtë akt je lider i thyer, a ngjitesh apo nuk ngjitesh, kjo është një punë që duhet parë. Në 19 maj unë u shpalla ‘Non Grata’ nga Sekretari i shtetit dhe u shpall në një kohë që kisha 8 vite pa asnjë kompetencë ekzekutive, që nuk kisha pasur asnjë akzuzë, nga një organ i çfarëdoshëm, ai që është arkitekt, që është Edi Rama.
E mbane mende o Sali kure theshe prishin te te gjitha se jane te komunizmite me fabrika uzina punishte ja kjo eshte pasoja ,aty tashi nuke prodhohet asnje gje prandamose dile e na beje politike sikure je shpetimtari i SHqiperise
PërgjigjuKeta jane mbledhur per fjalen e lire dhe sillen si talebanet me verejtjet qe kane midis tyre.
PërgjigjuNe 90-n , sot nuk ka me dyshim, pervec qorrave qe te vijne pas madje me keq se te Enverit, se TA KISHIN HAPUR GRDHIN, ne 2005 po ashtu NANO, sot pervec plerave qe kabe perfituar nga ty qe nga 6 mujorshat e Drejtesise e Qorrave, askend nuk ke me vete!
PërgjigjuKu e ke fshehur floririn dhe leket e vjedhura ore derr? Po leket e shkaterrimit te ushtrise dhe ekonomise, ku i ke futur?
PërgjigjuPo per qenie si ti o legen, cfare thote bibla?
Përgjigju