ELBASAN - Kryeministri Berisha zhvilloi sot në Elbasan një tjetër takim me fermerët. Në një ambient të hapur në natyrë, mes një platancioni hurmash Berisha është rrethuar nga një grup fermerësh të fshatrave të komunës së Gjegjanit. Pasi ka bërë paratenzën se “është i hapur për të dëgjuar me shumë me interes, vërjetjet, kritikat, propozimet”, kryeministri ka shtuar se "kjo vlen, që të pasurojmë programin tonë”.

BUJQËSIA, VENDIMTARE PËR ZHVILLIMIN
"Bujqësia dhe degët e saj, zhvillimi i tyre, vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë. Nuk e imagjinojmë sot Shqipërinë e zhvilluar me fshat të pazhvilluar. Mbi 60% të buxhetit e kemi dhënë për infrastrukturën rrugore, se ajo përbën një kusht themelor për suksesin tuaj. Aty ku shkon rruga, shkon shpresa, tregu, biznesi, aty lind besimi se prodhimet e mia do të mund t’i shes në treg, në mos Elbasani do t’i marrë Tirana, se tuneli po ndërtohet. Ne jemi të përcaktuar për konceptin që fshati duhet të ketë infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit në rrugë, qendra shëndetësore, ujë 24 orë, sistem vaditje etj."

FRIKA DHE SUKSESI ME GRANTET

“Kam hezituar për dhënien e granteve, sepse druaja shpërdorimin, por qe një histori e vërtetë suksesi. Nuk kam pasur ankesa më shumë ankesa se sa gishtërinjtë e të dy duarve. Kam pasur zero ankesë, që një fermer të më thotë, që nuk ma financuan projektin, se jam socialist. I përgëzoj të gjithë drejtorët që kanë administruar këtë projekt. Kanë zbatuar ligjin dhe interesin publik”, tregoi Berisha. Dhe - theksoi se - 4 vitet që vijnë do të jenë sidomos vitet e vaditjes.

NUK DO NDALEMI ME ULLIRIN

"Kemi mbjellë 1540 ha ullishte. Ulliri është prodhimi më i sigurt, për t’u lënë nipërve dhe stërnipërve tanë. Jemi vend me ullinj. Kemi bërë studime për këtë. Mund të mbjellim deri në 50 milionë rrënjë ulli. Nuk do ndalemi për këtë. Çfarë rezulton në Elbasan? Fermerët mbjellin edhe 4 herë më shumë me fondet e tyre. Kemi subvencionuar 50 ferma me lopë race për qumësht. Do fusim mishin. Në 4 vitet që vijnë, nga 57 milionë dollarë që kemi dhënë deri tani do kalojmë në 156 milionë dollarë. "Do përpiqemi, që gjithë shqiptarët të përdorin vaj ulliri, të kapim tregun e Kosovës, Maqedonisë", theksoi Berisha.

PO TË MOS ISHA BËRË KARDIOLOG, DO ISHA BËRË FERMER

Pas përgëzimit të një fermeri 66-vjeçar, se “zoti kryeministër, e njihkërkeni mirë bujqësinë”, Berisha iu përgjigj se “po të mos isha bërë kardiolog do të isha bërë fermer”. Berisha i ka shtuar kësaj se “të qenit fermer është punë e lodhshme, por dinjitoze dhe e kënaqshme sa më s’bëhet”.

PAKETA PËR EMIGRANTËT

Interesimit të një emigranti të kthyer nga Greqia në Elbasan për të çelur një biznes Berisha i është përgjigjur, duke përsëritur faktin se, “po përpunojmë një kuadër të plotë ligjor për emigrantët”.

Sipas Berishës, emigrantët që vijnë në Shqipëri për 3-5 vjet do të jenë të çliruar në biznesin e tyre nga çdolloj takse. "Sipas projekteve ne do të zbusim kredinë. Do ndërhyjmë për të ulur përqindjen e pagesës së bankës. Çdo material, që importon nga jashtë një emigrant, do jetë pa TVSH, pa 20%. Punëtorët e rinj për 3 vjet pa asnjë detyrim për sigurime shoqërore. Akciza, nëse përdoret nafta, do rimbursohet para në dorë”, ka renditur projektin Berisha.

Më pas ai ka shtuar se për “grantet e BE-së s’kemi statusin. Kur ta kemi është ndryshe. Megjithatë, BE na dha 8,6 milionë euro, edhe nga Elbasani kanë aplikuar”, tha Berisha.

NË KËTO 4 MUAJ, RRITJE EKONOMIKE

"Kreu i opozitës përmendi dje se janë zhdukur 19 mijë biznese, por regjistrimi i tyre është i vazhdueshëm, falimentimi ka ndjekur gjithë vendet dhe pa dështim nuk ka sukses. Por këto 4 muaj, Shqipëria ka rritjen më të madhe dhe më të qartë se 4 muajt e vitit të kaluar. Ne po rritemi. Ky është mesazhi im për ju dhe gjithë emigrantët kudo që janë", u përgjigj Berisha.

NGA 3 LIGJET, SË PARI DO PËRFITONIN FERMERËT

Berisha ka bërë të ditur se, Komisioni Europian subvencionin më të madh e bën në bujqësi. "Çdo vit, KE jep 50 miliardë euro. Ne do na subvenciononte një shumë më të madhe se ç’marrim tani dhe përfituesit direkt nga paratë e KE do të ishin fermerët. Por një pjesë tjetër e financimeve do shkonin për rrugë, shkolla, kanalizime etj. Ai që e bëri zemrën gur dhe u mohoi shqiptarëve gjithë këto favore, që sillte statusi, ka ditën e vlerësimit të tij në 23 qershor. Shpresoj që shqiptarët të votojnë për të ardhmen e tyre europiane", tha Berisha.

RIMBURSIM ME 20%

Berisha u premtoi fermerëve, se do t’i rimbursojë ata me para në dorë për të ulur kostot, taksën e vlerës së shtuar me 20%, do u rimbursojë akcizën, shpenzimet për serat, hekurin, 20% plasmasin etj.

MË SHUMË SE 10 MIJË KM RRUGË

"Opozita na akuzon se nuk kemi shtruar 10 mijë km, por del se kemi shtruar më shumë se 10 mijë km rrugë. Kam angazhuar strukturat, që të nxjerrin kilometër për kilometër. Dhe po del se janë më shumë. Ne nuk do lëmë rrugë paasfaltuar. Jemi të vendosur në këtë pikë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)