Berisha po zbraz basenet e HEC-eve
KESH prodhon me kapacitet të plotë

TIRANE - Si Drini i Barddhë, ashtu edhe Drini i Zi po sjellin aq pak prurje, sa munt t’i quash pa frikë, jo përrenj, por rrëke. Megjithatë, administrata e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare vijon prodhimin e energjisë me kapacitet të plotë, duke “ngrënë” me shpejtësi të madhe rezervat e krijuara nga dimri dhe pranvera plot rreshje.

Niveli i ujrave të liqenit të Fierzës këto ditë vazhdon të bjerë, si rrjedhojë e prurjeve minimale të ujit, edhe pse ende liqeni, që shërben si rregullator për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit, duket ende në nivele normale për periudhën. Gjithsesi, thatësira dhe temperaturat e larta nga dita në ditë po ndikojnë në rënien e nivelit të prurjeve të ujrave në liqenin e Fierzës, aq sa tashmë duket se të dy Drinat u ngjajnë më tepër përrenjve me pak ujë se lumenjve. Një gjë e tillë duket edhe në faktin se tashmë rrënojat e fshatit Rahmas thuajse kanë dalë plotësisht mbi ujra, bile ka banorë që kanë nisur mbjelljen e tokave të liruara nga ujrat e liqenit.

Burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës pohojnë se “prurjet e ujit aktualisht në liqenin e Fierzës janë vetëm 49 metër kub ujë në sekondë, një nivel mjaft i ulët i prurjeve të ujit, aq më tepër që ato vijnë nga dy lumenjtë më të mëdhenj të vendit. Kjo ka sjellë që edhe niveli i ujrave të vazhdojë të bjerë dhe sot arrin në 286,60 metra mbi nivelin e detit”.

Megjithëse deri në shtator nuk pritet të ketë reshje, rezervat ujore po shpenzohen pa kursim, duke vënë në punë HEC-et mbi kaskadën e Drinit me kapacitet maksimal.
Ndonëse konsumi në këtë periudhë është i ulët, KESH po prodhon në nivelet e 14-15 milionë kilovatorëve energji në ditë, ndërkohë që CEZ po vijon me pjesën e importit të humbjeve, 4-5 milionë kilovatorë/ditë.

TENDERI

Në të njejtën kohë, CEZ Shpërndarje, që është përgjegjëse për importin e energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha humbjet në sistemin e shpërndarjes është autorizuar nga Enti Rregullator i Energjisë të kryejë procedurat për prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve mbi baza mujore, jo për një ose dy muaj, por për gjithë periudhën gusht-dhjetor 2013, duke tenderuar energji edhe për kohën, kur parashikohet që të jetë qeveria tjetër në drejtim të vendit.

Pamja e liqenit të Fjerëzës ditën e djeshme
(Në foto: Pamja e liqenit të Fjerëzës ditën e djeshme)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet