Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka kthyer vendin në epiqendër të krimit dhe trafikut të kokainës, ndërsa shtoi se kjo bëhet përmes portit të Durrësit që sipas tij kontrollohet nga kriminalë që janë të lidhur me Ramën.
“Theksoj se çdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie për luftën kundër krimit është fund e krye një falsitet, një formalitet mbasi Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar e ka kthyer në qendrën operacionale dhe janë të lidhur me Ramën. Kompania EMAAR u zhduk, por kanë dalë tani në dritë disa kompani offshore në lidhje me kreun e Meduzës dhe pengun e tij për pastrimin e 2 miliardë eurove. U them këtu dhe do ju njoftoj në seancat e tjera, se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë” tha Berisha.
Por këtyre akuzave u është përgjigjur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se halli i vetëm i Berishës është të rrëzojë birin e tij politik Bashën, por që duket i rezultoi pak më i fortë se nga sa e mendonte.
“Ju i bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj, por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet dhe as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembët, doli pak më e fortë nga sa e kishit menduar. Për t’iu kthyer asaj që ju thatë dhe për të bërë një sqarim. Ai ka mësuar kasetën tuaj dhe nuk ndryshon, ndryshoni ju të pakën që të të kemi ne shpëtim, që veshët tanë të mos dëgjojnë të njëjtën gjë dhe nga ju dhe nga ai. Ej moj kasolle ku na mblodhe është shprehja që ju përshtata ku vini këtu dhe i përgjigjeni njëri tjetrit. Por ato ëndërrta me narkoqeveri nuk ua bazojnë kund as partnerët, me të cilët keni probleme kohët e fundit, as ata që punojnë këtu me policinë e shtetit, pasi ky nuk është një vend i krimit siç do e donit ju”, tha Spiropali.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2958
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Denaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare
16 Shtator, 12:01
-
Kuvendi i paguan nga 35 mijë lekë në muaj qiranë në Tiranë 19 deputetëve! Kryesojnë më “pasivët” në seanca
14 Shtator, 14:49
-
PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagojnë ashpër ndërkombëtarët! SHBA: Kuvendi shpërfilli vendimin! BE: S'është hap në drejtimin e duhur
13 Shtator, 12:51
-
Ndryshon për herë të dytë buxheti i shtetit, 76 vota pro në Kuvend! Ministri: Mbështesim bujqësinë e infrastrukturën! Tabaku: Kthejini paratë profesionistëve të lirë
13 Shtator, 00:25
-
Kuvendi miraton me 74 vota pro Urdhrin e ri të Mjekëve! Jo më shumë se 50 orë pune në muaj te privati! Gjoba deri në 1 mln lekë, pezullim deri në heqje licence për kë abuzon
13 Shtator, 00:19
-
FOTO/ Gazment Bardhi ‘konsultohet’ me Peleshin, Rama kërkon fjalën nga Spiropali: Jam unë tani
12 Shtator, 12:45
-
FOTOLAJM/ Pas mbledhjes së Qeverisë, ministrat Ulsi Manja dhe Ervin Hoxha ecin krah për krah në bulevard
11 Shtator, 11:39
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
-
U hiqet licenca 11 noterëve, Manja njofton aksionin
7 Shtator, 16:28
-
Kërkojnë akses në rrugën Thumanë-Kashar, banorët protestë para Kuvendit
2 Shtator, 21:54
-
Spahiu: Niveli i deputetëve sot, 30 shkallë më poshtë se parlamenti Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit
2 Shtator, 19:59
-
Bardhi 'ndëshkon' Bashën, e çon nga karrigia e ul Nallbatin! E heq dhe nga delegacioni i KiE! Pranë vetes merr Flamur Nokën
2 Shtator, 19:30