Firmë piramidale nëpërmjet Call Center-it në Durrës, arrestohen dy punonjësit! Mashtronin të huajt duke u përvetësuar shuma të mëdha parash

DURRËS- Një firmë piramidale online kishin krijuar dy punonjës të një Call Center-i në Durrës, ku nëpërmjet mashtrimit përvetësonin shumat të mëdha parash.

Policia ka arrestuar Frenk Lumin, 26-vjeç dhe Desar Banon, 42 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Burime për gazetrain e Report Tv Aldo Mustafa, bëjnë me dije se ‘Call Center’ funksiononte si firmë piramidale. Punonjësit e arrestuar kontaktonin të huaj të cilëve u ofronin mundësi investimi nëpërmjet bursave. U kërkonin që të depozitonin shuma të caktuara vlera e të cilave do të rritej për shkak të interesave.

Pasi i rikthenin lekët një herë klientit, ata depozitonin vlera me të larta dhe me pas shumat i mbaheshin duke i thënë që humbnin për shkak të rënies se bursave.

Sakaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Firmë piramidale përmes Call Center në Durrës, dy të arrestuarit u merrnin para të huajve dhe më pas ua kthenin me qëllim të investonin më shumë

Dy personat e arrestuarit në Durrës Frenk Lumi dhe Desar Bano, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin funksionin si firmë piramidale thonë burime për gazetarin e Report TV Aldo Mustafa. Punonjësit e arrestuar kontaktonin të huaj të cilëve u ofronin mundësi investimi nëpërmjet bursave. U kërkonin që të depozitonin shuma të caktuara vlera e të cilave do të rritej për shkak të interesave. Pasi i rikthenin lekët një herë klientit, ata depozitonin vlera me të larta dhe me pas shumat i mbaheshin duke i thënë që humbnin për shkak të rënies se bursave.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate