Berisha: Presidenti i
PD, s'ndryshoj qëndrim
Kryeministri Berisha jashtë syrit të kamerave dhe pas daljes jashtë të mediave ka garantuar deputetët e tij se nuk ka lëvizur nga qëndrimi për të patur një president një nga figurat kryesore të PD. Ai nuk ka përjashtuar takimin me Nanon por dhe konsultimet me liderët politikë, por vetëm të një kandidati të PD.
TIRANE- Kryeministri i vendit Berisha nuk ka munguar të ripërsërisë dhe njëherë se kandidati për President i Republikës do të jetë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike. Garancinë e radhës kreu i qeverisë dhe i mazhorancës e ka dhënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, teksa ka shuar të gjitha hamendjet për një tërheqje të mundshme të tij nga qëndrimi i mëparshëm, duket pas zërave që kanë qarkulluar në ambjentet e ngushta të demokratëve këto ditët e fundit dhe sidomos pas hyrjes së fortë në lojë të ish-kryeministrit socialist fatos Nano, në atë tur takimesh me liderët e partive politike. Mes të cilave paralajmëron dhe një takim me liderin e mazhorancës Sali Berisha. "Ju garantoj se kandidati për president i Republikës do të jetë një nga figurat kryesore dhe potenciale të Partisë Demokratike. Nuk ka asnjë tërheqje dhe ndryshim qëndrimi në lidhje me këtë fakt të rëndësishëm që përkon dhe me zbatimin e Kushtetutës së vendit që e ka të përcaktuar qartë si zgjidhet kreu i shtetit. Unë e kam thënë se jam i hapur për takime me këdo për të diskutuar në lidhje me këtë proces të rëndësishëm, përfshirë dhe takimin me ish-kryetarin e PS Fatos Nano, i cili e ritheksoj e ka derën të hapur për takim me kryeministrin e vendit. Por nuk përjashtoj as takimin me liderët e tjerë politikë, përfshirë kryetarin e PS, Edi Rama. Ajo që mbetet është konsultimi vetëm për një figurë të PD për president, dhe këtij qëndrimi nuk i lëviz, ju garantoj me siguri", ka qënë deklarata e kryeministrit Berisha në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, menjëherë sapo është mbullur dera dhe mediat janë nxjerrë jashtë. Me sa duket kreu i qeverisë dhe i PD ka dhënë garanci shtesë për deputetët e tij në lidhje me mosndryshimin e qendrimit për një kandidat të PD për postin e Presidentit, pas dhe kërkesave të ndërkombëtarëve dhe presionit të fortë që po bën Fatos Nano në lidhje me këtë post. Mësohet se në mbledhjen e grupit të PD, përpos kësaj deklarate të Berishës në lidhje me kreun e ri të shtetit, nuk ka pasur diskutime të tjera nga ana e deputetëve në lidhje me këtë temë, por as për probleme të tjera, për shkak të impenjimeve të kryeministrit. Shqetësimi i deputetëve demokratë me sa duket ka ardhur për shkak të presioneve të forta për një president konsensual nga ana ndërkombëtarëve por dhe për arësye të faktit, se para pesë vitesh, teksa diskutohej kandidatura e Presidentit aktual Topi, ai është tërhequr dhe futur disa herë në garë, për shkak të pavendosmërisë së Berishës për të paraqitur një kandidaturë të PD për postin e kryetarit të shtetit. Berisha ngurroi para pesë vitesh për shkak të presionit të fortë të ndërkombëtarëve që kërkonin me insistim një president konsensual, madje u lakuan dhe emra të tillë si ai i gjeneral Arian Zaimi, asokohe atashe ushtarak i Shqipërisë në Bruksel. Por më pas, në garë hynë Topi, Nano por dhe kreu i PAD Ceka, ku me një votim karambolesk Nano u nxor jashtë loje që në raundin e parë, ndërkohë që më pas dhe me votat e gjashtë deputetëve socialistë presidenti aktual Bamir Topi u zgjodh në këtë post. Zgjedhje që u kontestua fort asokohe nga ana e socialistëve duke sjellë dhe dorëheqjen e kreut të grupit Ben Blushi për shkak të rrjedhjeve të votave, por dhe akuza ndaj Topit për blerje të mandatit presidencial. Ndërkohë që tashmë situata është pothuajse e njejtë, ku sërish Fatos Nano po punon fort për t'u zgjedhur President duke kërkuar votat jo vetëm të PS por dhe të partive të tjera parlamentare, ndërkohë që nga mazhoranca janë hedhur në tregun politik kandidatura të tilla të kalibrit të lartë, siç është kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e PD, Jozefina Topalli, ministri i Financave Ritvan Bode dhe kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Fatos Beja. I vetmi ndryshim tashmë është se kryeministri Berisha deklarohet i palëkundur në qëndrimin e tij për një President të PD.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.2%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë
26 Nëntor, 15:00
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni
26 Nëntor, 14:49
-
Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi
26 Nëntor, 14:37
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52