Berisha pret gazetarët gjermanë:
Integrimi në BE, projekti ynë madho

Berisha pret gazetarët gjermanë:<br />Integrimi në BE, projekti ynë madho
TIRANE-Kryeministri Berisha priti sot, nё një takim një grup gazetarësh të mediave më prestigjoze gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri.
Gazetarët gjermanë theksuan se qëllimi i vizitës së tyre ёshtё njohja nga afër me Shqipërinë, dhe për këtë arsye do të zhvillojnë një tur në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti.

Kryeministri Berisha bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri. “Për shoqërinë shqiptare-tha Kryeministri-nuk ka projekt më madhor për këtë shekull, se integrimi në Bashkimin Europian dhe kjo synohet të arrihet përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik ndaj janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore.

Duke vlerësuar normalizimin e situatës politike në vend, Berisha theksoi se forcat politike po bashkëpunojmë në parlament për realizimin e reformave të kërkuara në kuadër të integrimit europian. Një tjetër aspekt i rëndësishëm, ku janë përqendruar përpjekjet e qeverisë, tha më tej Kryeministri, është edhe teknologjia e informacionit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë