Deri në 31 dhjetor 2008-ës, FMN-ja ka ndihmuar financiarisht buxhetin e shtetit shqiptar, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar qysh në vitin 1992. Në shkëmbim të saj, Fondi kërkonte zbatimin e një disipline fiskale dhe makroekonomike nga shteti shqiptar. Kur qeveria shqiptare nuk zbatoi këshillën e FMN-së për mbylljen e skemave piramidale, në verën e vitit 1996, ai ndërpreu ndihmën, për ta rifilluar në vjeshtën e 1997-ës.
Nga 1 janari i 2009-ës, FMN-ja ndërpreu përsëri ndihmën financiare për buxhetin e shtetit shqiptar, këtë herë me nismë të vetë ish-kryeministrit Sali Berisha, që nuk e quajti të arsyeshme të kontrollohej nga ndërkombëtarët metoda, aspak shkencore, e përdorimit të fondeve publike nga qeveria e tij. Berisha vetë deklaroi se Shqipëria kishte hyrë në fazën kur mund të merrej lehtësisht kredi tregtare.
Pas largimit të FMN-së, borxhi publik pësoi rritje galopante, duke kaluar nga 596 miliardë lekë në fund të 2008-ës, në 898 miliardë lekë parashikuar për në fund të 2013-ës. Sipas studjuesit Eduard Zaloshnja, ka një rritje prej 50% në vlerë nominale qysh nga ikja e FMN-së në këtë borxh. Ndërsa në vlerë relative, borxhi është rritur nga 58.2% e PBB-së, në 63.8% të saj. Dhe problemi është se borxhet e reja kanë shkuar kryesisht për të paguar interesat e borxheve të mëparshme.
Ideja për rikthimin e një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe FMN-së zuri vend në premtimet elektorale të PS-së dhe u mirëprit nga ndërkombëtarët. Të cilët hodhën menjëherë tezën e fillimit të asistencës me anë të një auditimi të gjithanshëm të ekonomisë shqiptare.
Marrja e 200-300 milionë dollarëve të premtuar nga Banka Botërore, ndihma financiare e përvitshme me terma të butë nga FMN në mbështetje të buxhetit dhe fondet që mund të disbursohen nga pranimi - i premtuar tashmë – i Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian do të shërbenin si një bombol oksigjeni për të lehtësuar shenjat negative të ekonomisë.
Në këtë kuptim, ftesa e qeverisë Rama ndërkombëtarëve për të “kontrolluar” sërish buxhetin, në vend që të prishë punë, mendohet të rregullojë situatën negative të krijuar nga borxhet e viteve të fundit. Natyrisht, një gjë e tillë nuk mund të zëvendësojë kurrë menaxhimin e mirë të fondeve publike, që mund të sigurohet edhe me një asistencë teknike për reformat e duhura, që do të servirej nga ekspertët e Fondit Monetar, që kanë përvojë pozitive e negative nga ekonomitë e gjithë vendeve të botës.
Ndërkombëtarëve, në të njejtën kohë, do t’u kërkohej edhe ndihma që të kthehej serioziteti dhe pavarësia e Institutit të Statistikave. Në një periudhë afatmesme, drejtimi i përditshëm i aktivitetit profesional të Institutit të Statistikave do të realizohej nëpërmjet binjakëzimit me një institucion të ngjashëm të një vendi të Bashkimit Evropian, sipas qeveritarëve të majtë.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com