Partia Demokratike, bashkë me partitë aleate traditcionale opozitare dhe në mungesë të partive të reja që garuan në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit, doli në shesh ditën e sotme, për të realizuar protestën e paralajmëruar! Të cilën e quan ‘kryengritje paqësore’! Siç ishte parashikuar, nuk kishte ndonjë pjesëmarrje e madhe në këtë tubim, pavarësisht shifrave të shumëfishuara që jep lideri demokrat Sali Berisha, njeriu më i dëshpëruar për të nxjerrë njerëz në shesh, e për të treguar se ai komandon një grusht njerëzish në të gjitha herët, që gjithsesi nuk sjellin asnjë lloj shprese për të realizuar ëndrrën në ‘sirtar’!

Themi se Berisha është më i dëshpëruari, pasi, ndonëse edhe vetë e di si dreqi se askush nuk ka ardhur në pushtet përmes protestave në këto 36 vite post-komunizëm në Shqipëri, sërish përdor të njejtën rrugë pa krye për të bërë opozitë, për të marrë në mënyrë utopike një rezultat të ndryshëm nga ajo që ka marrë sa herë që është mbështetur tek protestat në rrugë.

Një ‘film’ ky i parë, sa herë që Berisha ka qënë në opozitë me një fjalë! Por ama një ‘film’ që luhet për interesin madhor të Berishës dhe të familjes së tij! Ish kryeministri ka halle të mëdha, me drejtësinë teksa ka një numër të madh dosjesh në ngarkim për t’u hetuar dhe gjykuar, duke filluar nga shpërthimi i Gërdecit, ku ‘poqi’ të gjallë 26 njerëz të pafajshëm teksa shpërthyen municionet e ushtrisë, akuzat thonë se kanë qënë biznes i të birit Shkelzen, si dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, po të pafajshëm. Duke vijuar me vrasjen e 4 demonstruesve të pafajshëm të opozitës, në bulevardin qëndror të Tiranës përballë kryeministrisë me 21 janar 2011, dhe përfunduar me dosjen e aferës “Partizani’ dhe hetimin e pasurisë së tij e të familjes!

Ka dhe halle të tjera Berisha, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe sa ishte deputet i thjeshtë për korrupsion madhor, minim të demokracisë e shantazhim të drejtësisë, duke u detyruar të rikthehet nga pensionimi politik, të dëbonte Bashën nga kreu i PD e të rimerrte dhe zyrtarisht postin e kryetarit të PD dhe opozitës. I kushtoi për më tepër, miliona dollarë dhe euro, teksa është nën hetim për paratë e “Foltores’ por dhe për lobimin në SHBA për heqjen e ‘non gratës’!

U detyrua që në pleqërinë e thellë të marrë udhët për të bërë opozitë në këtë vend, në përpjekjen e tij titanike për të shpëtuar familjen nga përballja me drejtësinë e në fund të herës, përballja me qelitë e ftohta të burgut! Nuk ka lënë presion pa bërë në drejtim të drejtësisë së vjetër dhe të re, me të njejtën gjatësi vale, duke marrë po me të njejtën gjatësi vale, ‘frytet’ e dëshiruara! E themi këtë, sepse me ato zullume që ka bërë gjatë viteve që ka qënë në pushtet por dhe në opozitë, në një vend normal me drejtësi normale, Berisha duhej të ishte me kohë dhe vakt i dënuar së paku!

Por prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, ndonëse me qytetarët dhe mazhorancën socialiste janë ‘tigra’ e ‘tigresha’, përballë Berishës tkurren në atë farë feje, sa për të qënë të kursyer në epitete fjala më e butë që mund të themi është se, ata nuk njihen pasi janë shndërruar në mace të lagura që as për të mjaullitur s’mjaullijnë dot! Dhe nganjëherë drejtësia jonë në tërësi, nga presioni i Berishës për të lehtësuar akuzat ndaj tij e familjes por dhe për të rënduar vendimet gjyqësore kundër Ramës, kundërshtarit politik, si një ‘dorë ndihme’ në favor të liderit të PD për të rrëzuar nga pushteti këtë mazhorancë, shfrytëzohet vende vende dhe ‘harresa’ e ‘zinxhirit’ hapur , e ku nga shpeshtësia e kësaj ‘harrese’, varet dhe kushtetueshmëria e vendimeve në sallën e gjyqit, që po e dërgojnë këtë vend në shtigje antikushtetuese e antiqytetare, të pamenduara as nga ata që kanë hedhur votën dhe po hedhin lekë pafund për të mbajtur me trajtim ‘Ajaksi’ këto njerëz të drejtësisë që na morën erzin para shqiptarëve, para ndërkombëtarëve e përpara Zotit!

Por që, zgjidhja e vetme që mendojnë shumica e shqiptarëve, është fakti që të dërgohet në ‘habitatin’ e vet nga ku janë marrë kushedi se pse, të gjithë këta njerëz të padenjë të drejtësisë, që po e katandisin Shqipërinë, në një vend pa drejtësi por dhe të pajetueshëm, ku askush nuk e ka për gjë të të dërgojë në qeli, thjeshtë e vetëm e vetëm me një perceptim për të të ‘harruar’ në paraburgim! Duhen urgjent ndryshime ligjore, por ama në versionin ‘shqip-shqip’ që të mos ketë mundësi askush të abuzojë me artificat ligjore në këtë vend! Njëherësh duhen lënë mënjanë dhe ‘artificat’ nga deputetët e vetë shumicës, që ka pritur deri më tani, duke i zvarritur pafund gjërat!

Pavarësisht këtyre lehtësive që ka përfituar nga gjuha e ashpër ndaj drejtësisë së re në këtë vend, duke mbetur mbi të gjitha familjarisht jashtë qelive të burgut si dhe jashtë ‘radarëve’ të të drejtësisë për akuzat e mëdha, për dosjet e të cilave ende nuk është pyetur, sërish Berisha proteston, pasi ka halle të tjera! Ai kërkon që të ruajë primatin mbi PD dhe mbi opozitën, pasi demokratët duke parë se kreu aktual i PD nuk mbledh më njerëz, kanë vendosur t’i bashkohen në takime të parit demokrat që merr iniciativën për ta kundërshtuar, qoftë dhe për ta rivalizuar Berishën në garën për kreun e opozitës! Si në rastin aktual, Ervin Salianjin, duke treguar qartë dhe saktë se në çfarë derenxheje është katandisur PD, teksa quan Salianjin, më të aftë për të drejtuar PD-në, se sa Sali Berishën dhe lidershipin aktual demokrat që kanë uzurpuar partinë!
Herë deklaron se do të bëjë revoltë për të përmbysur qeverinë e Ramës dhe për të sjellë një qeveri teknike me afat sa më të gjatë me qëllimin final sipas tij, për të përgatitur zgjedhje të reja, të lira dhe demokratike, herë deklaron se do të bëjë protestë, herë kryengritje paqësore (vetëm Berisha arrin ta shqiptojë edhe ta shpjegojë këtë kontradiktë) dhe herë demonstratë përballë kryeministrisë! Të gjitha me emëruesin e përbashkët, rrëzimin e Ramës!

Deklarohet në mëngjes kundër SPAK dhe GJKKO që e thërrasin dhe po zvarriten shumë madje, duke u marrë me dosjet e tij të rënda, ndërkohë që pas mesdite akuzon Ramën, kundërshtarin e tij, se po ushtron presion po ndaj SPAK, për të lënë jashtë hetimit zv.kryeministren, Balluku! Janë të habitshme këto deklaratat e Berishës, herë kundër e herë pro drejtësisë, pa u skuqur fare!

Madje edhe Gjykatën Kushtetuese e sulmon pa hezitim, aq sa e ka katandisur këtë të shkretë gjykatë, në atë farë faje sa të arrijë që, të marrë edhe vendim për të mos marrë vendim, si në rastin e shqyrtimit të ankesës së kryeministrit Rama për pezullimin nga ‘paketa’ SPAK-GJKKO të numrit dy të qeverisë! Berisha ia uli ‘qepenin’ dhe Kushtetueses, ndoshta të vetmes gjykatë që i kishte rezituar deri tani vonë presionit politik, duke dhënë vendime të drejta! Mori fund dhe kjo gjykatë, e cila është dhe ‘stacioni’ i fundmë në Shqipëri për të intepretuar Kushtetutën e vendit!

Berisha proteston këtë të martë, duke paralajmëruar se do ta ‘rëndojë’ një çikë dorën, pavarësisht se në fund të herës tek molotovi mbi kryeministri apo dhe mbi Parlament do të përfundojë! Duke tentuar të tensionojë deri diku situatën, por dhe të ‘provojë’ e ‘testojë’ nëse policia do të përdorë gaz lotsjellës të saktë apo të skaduar. Si dhe të tregojë se është vetë Berisha në krye të opozitës!

Por në protestën e kësaj të marte, më 10 shkurt, na habit fakti për simbolikën që ka përdorur, pra pse pikërisht ka përzgjedhur këtë datë që të demonstrojë në krye të opozitës në sheshin qëndror të kryeqytetit, përballë kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeveri teknike! Kishte 20 shkurtin ditën e rrëzimit të bvutit të diktatorit Enver Hoxha të ‘gatshme’ me simbolikën më të munmdshme të përshtatshme për të bërë këtë protestë. Por zgjodhi 10 shkurtin!
Ata që janë më të rinj në moshë, mund të mësojnë se 10 shkurti i këtij viti shënon 84 vjetorin e themelimit të  organizatës ‘Djemtë e Bashkuar Anëtarë të Idealeve Komuniste’, e cila në terminologjinë historike të Shqipërisë ka hyrë me emrin “DEBATIK”! Ishte një organizatë për fëmijët e adoleshentët e krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën kujdesin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. DEBATIK u themelua më 10 shkurt 1942 nga një grup fëmijësh të moshave nga 10-14 vjeç të cilët u grumbulluan tek kodra e Saukut dhe krijuan Organizatën e tyre. Betimi i tyre para flamurit ishte solemn dhe lidhën besën për luftë kundër armikut dhe bashkëpunëtorëve të tij, pushtuesve fashist italian. Organizonin këto gjërat e vogla, në ndohmë të luftës!

U bë dhe një film për themelimin e kësaj organizate fëmijësh e adoleshentësh për të evidentuar rolin e kontributin e tyre në ndihmë të luftës për çlirimin e vendit! Ka qënë për shumë e shumë vite, madje vijon dhe sot, idhulli i kalamajve personazhi i filmit “Debatiku”, Coli i vogël, thirrja për të teksa vritet në një aksion, u kthye në legjendë, një nga filmat shqiptarë më të realizuar në fakt, në Shqipëri! Që asokohe, në literaturën e kohës, thuhej se “Coli’ frymëzoi shumë fëmijë e të rinj për të ecur në rrugën e kalamajve që ndihmuan luftën!

Përzgjedhja nga Berisha e datës 10 shkurt, në përvjetorin e 84 të themelimit të “Debatikut”, për të organizuar protestën e radhës, ‘revolucionin’ e radhës që do të rrëzojë Ramën dhe do të sjellë qeverinë teknike, mbetet vërtetë i pashpjegueshëm! Për më tepër lidhja me ‘Colin’ e vogël, pasi Berisha është në ‘metrat e fundit’, për shkak të moshës!

Kanë nisur të japin shumë shpjegime për këtë përzgjedhje të Berishës! Disa thonë se i ka mbetur në memorje kjo gjë, për shkak se ka mbajtur për 27 vite, deri në shkurt 1991, teseren e PPSH, dhe i është fiksuar në memorie kontributi i fëmijëve gjatë luftës dhe Coli i vogël, idhulli i kalamajve të asaj kohe, roli kryesor në filmin “Debatik’! Disa të tjerë i qëndrojnë mendimit se Berisha është frymëzuar nga fëmija pjesëmarrës në protestën e fundit para kryeministrisë, ky fëmijë ishte nga zona e Bregut të Lumit, i cili u ndalua nga policia dhe u lirua pasi erdhi familja për ta marrë nën kujdes! Ka të tjerë që thonë se Berisha kërkon të mobilizojë demokratët përmes rikthimit në memorien e shqiptarëve të kësaj dite të rëndësishme për Shqipërinë, kur gjatë luftës u mobilizuan dhe fëmijët në funksion të çlirimit të vendit! Ndoshta e mendon verten si “Coli’ i vogël, pasi dhe mosha e bën të vetën!

Duke qënë se Berisha në realitetin e tij paralel është në ‘luftë’ me të gjithë, për të rrëzuar Ramën po me ‘kryengritje paqësore’, pasi me votë e ka povuar për 13 vite me radhë dhe jo vetëm që nuk erdhi në pushtet, por PD bie nga 250-300 mijë vota në çdo palë zgjedhje, mendon se duke bërë ‘kryengritjen’ ditën e “Debatik’ të arrijë të sjellë qeverinë teknike, të marrë gjysmën e kësaj qeverie qyl dhe të shkojë sa të shkojë! Mjafton ta quaje ‘rikthim’ për herë të tretë, qoftë dhe nën hyqmin e PS, nëse Rama vë ‘dorën’ në zemër, por që janë të pamundura gjasat që të ndodhë! Pasi lumi nuk kalon dy herë në  të njejtat brigje! 

Për realitetin e tij paralel, nuk e ka keq! Por është e pamundur të realizohet, pasi mazhoranca ka në rastin më të keq 83 mandate e në rastin më të mirë 86 mandate në Kuvendin me 140 deputetë! E mbi të gjitha, kjo mazhorancë ka përballë një Berishë ‘non grata’ në SHBA dhe Britani që nuk i shkel asnjë ambasador në derën e selisë së PD, një Berishë nën hetimin e SPAK e mbi të gjitha në një pleqëri të thellë, ku pavarësisht se bën si “Coli’ i vogël  i “Debatik’, koha politike për të ka përfunduar. Madje ka përfunduar me kohë e vakt, ndërkohë që PD e ka të garantuar qëndrimin në opozitë, sa kohë që “Coli’ 82 vjeçar të jetë në krye të kësaj partie dhe opozitës!