Berisha: PS u tërhoq nga Visha
Furtunë në një gotë uji

Berisha: PS u tërhoq nga Visha<br />Furtunë në një gotë uji
TIRANË – Ditën kur KLD është përfshirë nga përplasjet për zgjedhjen e zëvendëskryetarit, kryeministri Berisha ka zbardhur arsyen, që sipas tij bëri opozitën që të mos votonte në Kuvend për dy kandidaturat për KLD.
I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp me homologun çek, Berisha deklaroi se mosvotimi ditën e enjte ishte taktikë e opozitës për të mos votuar kandidatin e saj.
“Opozita ka të drejtën e taktikimeve të veta politike. Në parlament kërkoi që të mos viheshin firma në fletët e votimit se kishte frikë se bëheshin bishta. Për të shmangur çdo opsesion ndaj shenjave e bishtave, ne iu referuam butonit me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet në këtë rast. Gjë, e cila është krejt normale. Tërheqja nga kandidatura jote mund të bëhet në cdo kohë e në cdo formë, ndaj një furtunë në gotë uji ishte ajo”, tha kryeministri Berisha.

VOTIMI NË KUVEND
Në seancën e ditës së enjte, deputetët e mazhorancës kanë votuar me elektronikë dhe jo me kuti, sikundër ishte rënë dakord për të emëruar kandidatin e djathë Elvis Çefa si anëtarin e ri të KLD-së. Votimi është bërë, në momentin kur deputetë socialistë ishin ngritur pranë foltores së Kuvendit duke kundërshtuar ndryshimin e mënyrës së votimit nga mazhoranca. Çefa mori 71 vota pro. Në të nuk ka marrë pjesë kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili nuk ka qenë i pranishëm në sallë.
Deputetët e mazhorancës Viktor Gumi dhe Arenca Trashani si pjesëtar të komisionit të votimit propozuan vulosjen ose firmosjen e fletëve të votimit përpara se të merreshin nga deputetët.
Këtë propozim e hodhi poshtë anëtari i opozitës në komisionin e votimit, deputeti Armando Subashi. Bllokimi acaroi situatën në Kuvend ndërsa prezenca e Gardës së Republikës pranë kabinetit qeveritar u shtua ndjeshëm.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë