Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një media nga burgu i Fushë-Krujës ku shihet një tavolinë e mbushur me shishe alkooli të llojeve të ndryshme. Berisha e krahason trajtimin e këtyre të burgosurve me Ilir Metën, për të cilin thotë se po keqtrajtohet.
Berisha u shpreh se këta të burgosur mund të jenë dënuar për krime të rënda dhe marrin favore si njerëz të partisë, ndërsa Meta, edhe pse jo i dënuar, po i bëhet dhunë psikologjike e vazhdueshme, thotë Berisha, duke iu referuar dhe mbajtjes në kafaz gjatë seancave gjyqësore.
“Shikoni pijet dhe çdo gjë, kurse tjetri në kafaz, ish-kryeministri. Censurë e plotë. Këta së bashku mund të kenë 15-20 vrasje, por janë të partisë. Janë kriminelët e partisë-shtet. Dënoj këto qëndrime, dënoj censurën që u bëhet ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk u jepet mundësia, nuk njihen me këto. Në botë, këtë kush nuk e censuron, përveçse në Shqipëri.
Tani urdhëroni, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë. Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, dhe unë u ndjek të gjitha ju, të gjitha mediat, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij.
Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Se është armik i Edi Ramës. Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës.
Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë”, tha ndër të tjera Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Rama dhe Balluku, njolla e zezë e raportit të miratuar nga Komisioni i Jashtëm në PE! Hoxha gënjeu, raporti i IBAR i është kthyer mbrapsht











