Berisha: Që nesër referendum
popullor për heqjen e imunitetit

Berisha: Që nesër referendum <br />popullor për heqjen e imunitetit
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha do të thërrasë shqiptarët të shprehen përmes një referendumi popullor mbi heqjen e imunitetit, pas refuzimit të socialistëve për të votuar sot në seancë plenare në Parlament ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë për këtë projekt ligj. Pohimi erdhi nga vetë shefi i qeverisë gjatë fjalës së tij pasditen e sotme, në përfundim të së cilës kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, mbylli punimet. “Meqenëse opozita nuk pranon të votojë, zgjidhjen e gjeti Kryeministri”, tha ajo.

“Ky është fundi i këtij debati - tha Kryeministri gjatë fjalës së tij - që nesër forca jonë do të fillojë procesin duke iu drejtuar socialistëve të thjeshtë, demokratëve të thjeshtë, qytetarëve të thjeshtë: referendum popullor për heqjen e imunitetit”. Kështu, sipas tij, “qytetarët do të dëshmojnë se ata nuk ndajnë moralin e oskurantizmit” dhe do të zgjedhin për të “shembur murin e imunitetit, për hapur dyert e hetimit të ndershëm për të gjithë qytetarët e barabartë”.

Me vendimin për të mos votuar heqjen e imunitetit, opozita ngriti murin e bllokimit, akuzoi Berisha. Ai përmendi një seri rastesh në të cilat, sipas tij, opozita e majtë ka bllokuar përpjekjet për përparimin e vendit dhe akuzoi kreun e PS, Edi Rama, se i shndërroi deputetët në sazexhi, duke bërë çdo përpjekje për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Berisha nënvizoi se Rama donte të rizgjidhte Topin si president. “A e morët ju presidentin? A e konvertuat ju presidentin? Presidentin që iku, Topin. Topin jua lash ju unë”, tha ai. Berisha e cilësoi si çakall n/kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiun. Duke vazhduar me pyetjet drejtuar socialistëve, tha: “A e nxitët çakallin tjetër të KLD-së? Ju institucionet i keni... mos më bëni të përdor termin e Dritëroit... ju vetëm më rrisni votat mua me veprime si këto”.

SHKERDHATOKRACIA E DRITEROIT
Nga fundi i vitit 1997, i pyetur pse nuk hiqeshin njerëzit e Partisë Demokratike nga postet e tyre, pas ndryshimit të qeverive, Fatos Nano foli për meritokracinë e kuadrove dhe për nevojën e një bashkëqeverisjeje.

Shkrimtari i njohur dhe një nga figurat më të shquara të PS, Dritëro Agolli, reagoi duke deklaruar se për të kjo ishte një shkërdhatokraci dhe jo meritokraci. Dhe ishte pikërisht kjo fjala që Kryeministri Berisha nuk shqiptoi, por la të kuptohej qartë, kur foli për respektin që socialistët kanë ndaj institucioneve.

BERISHA E YLLI REPLIKE PER VRASJEN NE POLICAN
Ora 14: 20 Kryeministri Berisha dhe deputeti socialist Fidel Ylli janë përfshirë në debat të ashpër për heqjen e imunitetit. Kryeministri akuzon Yllin se së bashku me klubin e binzesmenëve nuk lejon heqjen imunitetit pasi kërkon të fshehë pasurinë. Gjithashtu ai akuzoi se po përdor krimin makabër të ndodhur sot në Poliçan për të mbuluar krimet e tij.

“Sot në Poliçan ndodhi një krim i shëmtuar. Një ushtar në detyrë qëlloi mbi kolegun e tij në detyrë dhe më pas vrau veten. Rast fatkeq i dënueshëm. por ju zoti deputet nuk ke të drejtë të përdorësh një krim për të mbuluar një krim tetjër. Mbajtja e imunitetit për të fshehur pasuritë e paligjshme e lojrave të fatit që administron, përdorimi i një krimi të shëmtuar për të mos votuar heqjen e imunteitit është i rëndë.”- tha Berisha.

“Nëse nuk merrni ndrikulla droge në makinat tuaja votoni heqjen e imunitetit. Ndërpresni seancën bëni 5 minuta pushim dhe vendosni ta votojmë së bashku. Mos vendosni mur të pabarazisë”- u deklaruar   Ai iu referua dhe sulmeve për tenderin e lotarisë kombëtare.  “Përveç pasurimit tuaj nuk keni interes tjetër. Do i kërkoj dhe ndjesë Koços se e kam akuzuar së tepërmi. Mos kini dyshim se administratori i vërtetë i kryetarit tuaj eshtë ay. Po ju katandis ku e katandisi klubin e vet të futbollit.”- shtoi më tej Berisha

Nga ana e tij Fidel Ylli në replikë i bëri thirrje të bëjnë kujdes me biznesin ndërsa lidhi vrasjen e sotme për shkaqe të papunësis dhe krizës. “Sot unë dua të të them se nuk jam i shqetësuar se më zini emrin se përpara se të hyja në politikë i kam marrë paraysh këto. Por sot jam i mërzitur se në zonën time, në Poliçan kanë vdekur dy veta. Janë vrarë sepse ju punësoni njerëz për të marrë vota. E keni lënë në mjerim atë zonë... I kam deklaruar pronat e gjithçka. Jam betuar se nuk do të merrem me kolegë e familjarë pa pasur prova e dokumente. Ji i kujdesshëm me biznesin. Unë jam nga ata që kam hyrë të kontribuojnë dhe nuk më ka trembur as ti as qeveria jote, që kur kam qenë me biçikletë e jo më sot. Kur do të mbarojë tranzicioni zoti kryeministër?”- mbylli fjalën e tij Fidel Ylli.

HALIMI: MOS BLLOKONI STATUSIN
Ora 12:11 Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi akuzoi opozitën se po bllokon heqjen e imunitetit ndërsa PD pranoi paketën e ndryshimeve për hir të kompromisit. “Kërkoni të zgjidhni vetë drejtuesit e drejtësisë me pakicë bllokuese.“ - tha Halimi duke i bërë thirrje opozitës të kryejë detyrën që i caktoi populli dhe të mos bllokojë statusin e vendit kandidat.

TAHIRI SQARON:  SHOFERI I BERISHES PRONAR GALERIE KROMI NE BULQIZE
Ora 11:58 Deputeti socialist në fund të fjalës së tij sqaroi se Met Shkreli, shofer i kryeministrit Berisha është pronar i një galerie kromi në Bulqizë. “Met Shkreli, oficer në Gardë prej më shumë se 10 vitesh, është shofer i Sali Berishës. Sipas një kontrate (ai e tregon) Mehmet Shkreli blen nga Dhurata C. 49 % të aksioneve të “Miti 3”. Kjo shoqëri u krijua më 22 janar 2010. I blen një muaj më pas këto aksione, dhe 5 muaj më pas kjo kompani fiton licensë galerie për shfrytëzim minerali i Bulqizës. Edhe shoferi i Berishës ka galeri për shfrytëzim kromi në Bulqizë, cfarë lloj imuniteti ka shoferi yt, përvec tëndin. Nuk di që ndonjë shofer i ndonjë kryeministri në botë të jetë dhe biznesmen dhe të jetë pronar i një galerie krome. Një pyetje kam: Ai i jep dhe rrogë përveç tenderave? Ky është imuniteti personal që garanton Berisha ” - mbylli fjalen e tij Sajmir Tahiri. JA FAKSIMILET

TAHIRI: KUSH ESHTE MEHMET SHKRELI ZOTI KRYEMINISTER
Ora 11:50 Në cdo paragraf të fjalimit ku argumentonte se përse heqja e imunitetit nuk është e mjaftueshme për luftën e korrupsionit përmendte pyetjen retorike: Zoti kryeministër thuaj shqiptarëve kush është Mehmet Shkreli?

“Thuaj shqiptarëve kush është Mehmet Shkreli ose Met Shkreli. Unë do e them por më mirë thuaje vetë. Jemi dakord por të mendosh se me ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit ke luftuar korrupsionin gënjen veten. ...Ne kemi fajin që nuk dënohet askush për rryfshetet, abuzimet me tenderat.. Cfarë imuniteti kishte IT i kryemninistrisë, po gardistët që vranë 21 janar. .. këta kanë imunitetin personal të Sali Berishës. Jemi për të kufizuar imunitetin por dhe për ti dhënë pavarësinë prokurorisë, gjykatave"- tha Tahiri në seancë parlamentare. Vetë kryeministri nuk ndodhej në Kuvend kur u bë kjo deklaratë. Ai u largua sapo mbajti replikën ndaj deputetit Fatmir Xhafaj. 

BERISHA: E PERDORNI SI MBUROJE 
Ora 11:30 “Ju duhet mburoja e imunitetit për tu mbrojtuar nga korrupsioni. Pse nuk pranoni kontrollin e banesave, sepse ju fsheni arkat me euro. Prandaj kërkuat që banesa të mos kotrollohet. Kërkuat që të mos arrestohen deputetët pa u miratuar më parë nga Kuvendi. Juve ju duhet imuniteti se ndonjëri prej jush shkon e u thotë doganierit hap traun. Ju duhet për transporte të dyshimta transkufitare.”- tha Berisha ne  seance parlamentare.

BERISHA: RAMA NUK MUND TE JETE KURRE LIDER
Ora 11:30 ”Se kryetari juaj ju çon nga disfata në disfatë nuk është përgjegjësi e imja. Cdo gjë mund ta bëj por lider jo. Ai nuk di kurrë çështë fitorja. “Kërkoni që presidenti të rikthehet të votohet me 3/ 5, prokurori, kreu i KLD me 3/5 ju ofroni modelin që mbajtët 2 vjet me radhë: Latë 2 vjet shtetin pa Avokat Populli.”- tha Berisha në seancë.

BERISHA: TOPIN E FUTET NE THES, NDIHENI TE KERCENUAR
Berisha tha se tani që iku Bamir Topi nga presidenca, deputetëve të PS u ka ikur një mbrojtës i korrupsionit në drejtësi.
"Tani që ju ikën bamirësat e Topit ndiheni shumë të kërcënuar. Topin e futët në thes, por keni hallin e bamirësave të tij".
 
BERISHA: NDRYSHIMET NE 2008 I BERI RAMA SE MENDOI SE DO ISHTE KRYEMINISTER
Ora 11:26 Kryeministri foli dhe për ndryshimet kushtetutese për zgjedhjen e presidentit në 2008. “Ju i bëte ndryshimet se besuat se Rama do të ishte kryeminsitër dhe ju ndonjë president i ardhshëm. Por kjo ishte llogaria juaj. Unë i bëra ndryshimet për t’i hequr një nen krize Kushtetutës së vendit. Unë nuk u nisa se do jem vetë kryeministri i ardhshëm dhe Nishani President por për t’i dhënë vendit një Kushtetutë që nuk con vendin në krizë. Ju kërkoni kushtetutën e pakicës “

BERISHA: TAHIRI KUNDER SE MBRON BIZNESIN E ILACEVE
Ora 11:20 Kryeministri akuzon Sajmir Tahirin se është një nga socialistët që kundërshton heqjen e imunitetit pasi kërkon të ruajë biznesin e ilaçeve.  “Ai xhandari juaj vrapon tek trarët e doganës dhe rri me doganierë. Ti jap me dokumente. Për ty e kam. Ke punë shumë me dogana e ilaçe. Prandaj të duhet imuniteti. Thuaj se ke kompanitë e mamit. Ti je nga ata që kundërshton tërheqjen e imunitetit” Ndërsa Tahiri reagonte nga salla, Topalli i tërhoqi vëmendjen.
Ai akuzoi Xhafën se po “Bllokoni për të bllokuar statusin për të tretën here”

XHAFAJ: E PAPRANUESHME  TE VOTOJME NDRYSHIMET E KUSHTETUES DY HERE
Ora 11:10 Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj që mbajti i pari fjalën në foltoren e Kuvendit e cilësoi debatin e sotëm “të njëanshëm” dhe “inproduktiv.”. “Është e papranueshme të votojmë dy herë ndryshimet e Kushtetutës një herë në gusht e një herë në shtator. Do të ishte rast i paprecendetë. Askush nuk m und të provojë të kundërtën.”- deklaroi Xhafaj.
“Ta shikojmë këtë seancë si pjesë e vullnetit të përbashkët. T’i hapim rrugë procesit për amendamentet kushtetuese të propozuara nga ana jonë në një projekt të vetëm brenda muajit shtator. Një votim sot e një votim në shtator do të ishte si një votim sot për statusin e PD e një votim në shtator për statusin e PS-së. - tha Xhafaj duke shtuar se votimi nuk ishte pjesë e marrëveshjes politike të nëntorit.

TAHIRI: 6 GUSHTI NUK ESHTE AFATI I FUNDIT
Deputeti socialist Sajmir Tahiri deklaron për TVA1 Report se PS nuk do të votojë sot ndryshimet kushtetuese, për heqjen e imunitetit pasi këmbëngul se këto ndryshime  duhen detyrimisht të shoqerohen me paketë integrale që të garantojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
“PS ka deklaruar qëndrimin e saj dhe nuk ka asnjë arsye të dyshoni mbi vullnetin tonë për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të plotë dhe konsultuar, nëpërmjet një debati publik. Çështja e imunitetit është shumë e rëndësishme por nuk mjafton është vetëm pikënisja. Duhet detyrimisht të shoqerohet me paketë integrale që të garantojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë.”- tha Tahiri.
Ai shton se ”Data 6 nuk është parashikuar nga Brukseli dhe nuk është vendosur nga opozita. Nuk mund të votojmë me argumentin se po na ikën koha. Duhet ti japim vetes kohë që të diskutojmë mënyrën për trë lufutar me themel korrupsionin.”
I pyetur nga gazetari Evdin Parruca se përse nuk u arrit dot një marrëveshje me qeverinë por të arrihet në këtë pikë Tahiri u përgjigj se është kryeministri që nuk pranon.
“Ne e kemi kërkuar marrëveshjen që të mos shkohet në këtë pikë. Ndryshimet kushgtetutese kërkojnë besimin reciprok, por është kryeministri që po kërkon ta kthejë në konsum të poilitikës. Nuk kërkon heqjen e imunitetit por të baltosë lart e poshtë”

GRUPI PS: DO JEMI NE SEANCE
Ora 09: 30 Partia Socialiste do të marrë pjesë në seancën parlamentare ku do diskutohet heqja apo kufizimi i imunitetit, që pritet të nisë pas pak në Parlament. Mbledhja e Grupit PS e nisur në orën 09:00 ka zgjatur më pak se 30 minuta dhe deputetët kanë konfirmuar praninë në seancë, ndërsa për qëndrimin që do të mbajnë atje, janë shprehur se “tashmë e kemi bërë publike”. Pritet që PS të mos japë votën për ndryshimin e Kushtetutës, pasi ajo ka kërkuar shqyrtimin e plotë të paketës së saj.

PD: MOS BLLOKO PROCESIN
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Silvi Bardhi i përsëriti dje edhe një herë thirrjen liderit socialist Rama që të mos e bllokojë këtë proces. Të lejojë që 6 gushti të kthehet “në një ditë të bardhë për çdo shqiptar” duke “shembur me votën tonë murin e zi të korrupsionit që nuk lejon Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat”. Nga ana e saj PS kërkon të shtyjë votimin për në shtator, dhe gjatë kësaj kohe të diskutohen dhe ndryshimet kushtetuese që i japin pavarësi sistemit të drejtësisë.

Drafti lejon organet e drejtësisë të ushtrojnë funksionet e tyre edhe ndaj personave që deri më sot kanë qenë të veshur me imunitet.
Në bazë të këtij drafti në ndryshim nga propozimi i PACA, i cili u paraqit nga PD, deputeti nuk mund të arrestohet ose t'i hiqet liria në çfarëdolloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës pa autorizimin e Kuvendit.

NDRYSHIMET KUSHTETUESE
Ndryshimet Kushtetuese u diskutuan dy javë më parë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve. Drafti final i cili do të hidhet sot në votim merr parasysh kryesisht propozimet e PS-së dhe parashikon kufizimin e imunitetit për deputetë, gjyqtarë, e zyrtarë të lartë në ushtrim të funksionit të tyre. PD deklaroi se miratoi ndryshimet me qëllim që seancën e 6 gushtit opozita të votonte heqjn e imunitetit. Nga ana tjetër opozita votoi pro në parim dhe nen për nen, ndërsa në tërësi, nuk mori pjesë në votim në atë mbledhje, për shkak se kërkoi që nisma të diskutohet së bashku me propozimet e saj për zgjedhjen e disa gjyqtarëve dhe Prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar votash.

(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban

Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban