TIRANE- Kryeministri Berisha tallet me politikën e komunikimit të liderit socialist, i cili kohët e fundit ka zgjedhur Tëitter dhe facebook për të komunikuar me publikun për cdo reagim apo akuzë ndaj qeverisë.

“Të bësh ciu ciu me zë korbi vetëm sa i lëndon shqiptarët. Në politikë cdo ditë me ciu ciu nuk shkon. Megjithatë çdo njeri në këtë vend është i lirë të zgjedhë mënyrën e komunikimit. Unë do vazhdoj të komunikoj direkt me shqiptarët.  Që në momentin kur imagjinoj se do futem në një strehës së padukshne do të thotë se kam probleme serioze me veten time”- deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
(sg/shqiptarja.com)