Berisha: Rama çoi PS në
disfatë, Topi do dështojë 

Berisha: Rama çoi PS në<br />disfatë, Topi do dështojë 
TIRANE-  Kryeministri Berisha komentoi sot editorialin e kreut të Partisë Socialiste në lidhje me përçarjen e demokratëve, duke e ironizuar se po derdh lot korkodili dhe po hedh baltë mbi PD-në.  Berisha shkoi më tej duke sulmuar dhe presidentin Topi  dhe rolin e partisë që ai pritet të krijojë pas përfundimit të mandatit si kreu i shtetit, se do të dështojë siç kanë dështuar të gjithë të larguarit nga PD.

“Zhvillimi më interesat që keni konstatuar ju në të gjithë ciu ciut e javës së kaluar është përpjekja e zotit Rama për tu bërë arkitekt i së djathtës. Pasi e udhëhoqi të majtën nga disfata në disfatë si tia bëjmë me të djathtën. Kujt do t’ia hedhë Bamirin në prehër.  Pasi e detyroi të votojë, tani e ka kapur halli se në ç’ ferrë do ta vendosë. Unë i them Ramës nga themelimi i PD-së e deri sot ka një histori. Kanë dështuar të gjithë ata që janë përpjekur tu servirin sapunin për djath. “-tha Berisha ne mbledhjen e sotme te grupit PD.

Berisha iu referua edhe komisionit të ngritur për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, në të cilin socialistët refuzuan të marrin pjesë kur tha se “Atë faqezuin nuk guxoi ta shkarkojë, tani derdh lot krokodili se po çahet e djathta. Por mendoj se komenti më i mirë për të gjitha këto është no koment”, përfundoi ai.

Ne nje editorial të tre diteve më para Rama shkruante se “Çarja në tresh e PD-së është një fakt që ka çoroditur ende më keq qeverinë dhe komunikimin me publikun të shumicës së mbetur në qeveri. Lufta "vëllavrasëse" në kampin e djathtë sapo ka nisur. Përpjekja e dëshpëruar e kryeministrit për ta shpëtuar nga mbytja në detin e korrupsionit anijen e vet të mbingarkuar me plaçkën e piraterisë qeveritare, ka në shënjestër dy rebelët që kanë marrë pas vetes dy PD-të e shkëputura prej trupit të rrënuar të PD-së së tij. Eshtë një luftë e re brenda llojit ku vëllezërit e djeshëm janë bërë armiq të betuar të njëri-tjetrit."
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

'I drejti zhytet, por s’mbytet', Françeska hap Kutinë e Pandorës, 3 banoret që i bashkohen Heidit në televotim

'I drejti zhytet, por s’mbytet', Françeska hap Kutinë e Pandorës, 3 banoret që i bashkohen Heidit në televotim