Berisha: Rama, dënim kolektiv
të paparë drejtuesve të policisë
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama mbi shkarkimet e sotme në polici.
TIRANË - Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj shkarkimeve të sotme në polici. "Një akt i verbër urrejtjeje dhe hakmarrjeje: Edvin Kristaq Rama dënoi kolektivisht, si kurrë më parë, me shkarkim nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët dhe drejtorët e të gjitha qarqeve të vendit", nis komentin Berisha.
Ai u ka shprehur "mirënjohjen më të madhe ndaj këtyre shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit që me sakrificën, trimërinë, profesionalizmin e tyre shpartalluan dhe vendosën para ligjit mbi 1000 anëtarë dhe bosa të 206 organizatave dhe grupeve kriminale ndër më të rrezikshmet dhe më të pasurat ne Europë, dhe bën të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave, përmbushën me dinjitet detyrimet ligjore në periudhat zgjedhore dhe vendosën një bashkëpunim të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere".
Berisha e i ka quajtur shkarkimet një akt të dënimit kolektiv të drejtuesëve të Policisë së Shtetit si hakmarrja primitive të Edivin Kristaq Ramës për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit si: banda e rrugës së Kavajës, bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrja për Drejtësi, ajo e Dritan Dajtit etj, me të cilat Rama kishte shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigande të parave të krimit në rajon".
Berisha ka theksuar se "në drejtim të Policisë së Shtetit, Rama emëroi në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit delinkuentë, trafikantë, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien më të rrezikshme të Europës".
"Qytetare dhe qytetarë, kjo është një kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë tuaj dhe integrimit të vendit në BE", mbylli komentin e tij Berisha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.6%
-
Të gabuar
86.1%
-
Nuk e di
1.3%
Vota total: 231
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33