TIRANË – Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor ka deklaruar se presidenti I ri I vendit do të dalë pas konsensusit me LSI, por duke synuar 3/5 e votave në Kuvend. Të paktën kështu deklaroi ai përpara deputetëve duke iu referuar marrëveshjes qeverisëse me LSI në vitin 2009.
“Ju rikujtoj se në marrëveshjen e shtatorit të vitit 2009, zgjedhja e Presidentit do të bëhet mbi bazën e konsensusit mes PD dhe LSI. Ky është përcaktimi kontraktual në koalicionin qeverisës. Mbi bazën e afatit të Kushtetutës ne nisëm negociatat me aleatët tanë. Mund t’ju them se takimi me aleatët dhe LSI spikati në mënyrë të kristaltë vendosmëria e koalicionit qeveritar për të respektuar Kushtetutën, e cila parashikon në 3 raundet e para votimin e presidentit me 3/5. Ndonëse ka një marrëveshje që autorizon zgjedhjen si konsensus mes PD e LSI, këto dy forca ranë dakord të punojnë që presidenti të zgjidhet me 3/5 e votave sic e do Kushtetuta”, tha Berisha.
Sipas tij, Kryesia e PD është dhe mbetet e mendimit të palëkundur se procesi i përzgjedhjes së presidentit është më seriozi.
“Duke e konsideruar të tillë, ne jemi të bindur që procesi me dinjitoz e serioz është ai proces që respekton librin themelor të shtetit, Kushtetutën. Ligjin mbi të cilin ndërtohen institucionet dhe ligjet e tjera. Qëndrimi ynë do mbetet kushtetues. Asgjë nuk mund të na spostojë ne nga respekti i plotë dhe total i Kushtetutës”, deklaroi kryeministri.
Ai ka akuzuar kryesocialistin Rama se po përdor argumentin e rrëzimit të qeverisë për të mos marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit.
“Në vend të përgjigjes me shkrim, Rama nisi editorialin e rradhës në të cilin betohet solemnisht se do rrëzojë qeverinë me cdo kusht. Sipas tij, rrëzimi i qeverisë është problemi i vetëm dhe se zgjedhja e presidentit duhet të jetë në funksion të rrëzimit të qeverisë. Editoriali erdhi pas një vetë intervistë që botoi duke i vënë emrin e Rucit, sepse ai e përdor këtë. Kur do të vërë maskë politike përdor Gramoz. tje qartësonte katërcipërisht se ata nuk do marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit’, tha Berisha në mbledhjen e grupit.
REFORMAT
Pas propozimeve të djeshme të socialistëve në tryezën e djeshme, kryeministri Berisha tha se reformat në vend janë bllokuar në 2 pika më të cilat Rama, sipas Berishës, dënon ose të dënojë ose të shkatërrojë zgjedhjet.
“Elektronika: ODIHR si beson komisionerëve të PS dhe vendos sistemin e atillë, i cili sipas ODIHR nuk mund të instalohet pa u praktikuar 24 – 36 muaj. Sepse kërcënon zgjedhjet me defektet që mund të pësojë”, deklaroi ai.
IMUNITETI
Për kryeministrin Berisha, kërkesa për heqjen e imunitetit është një deklaratë hipokrizie nga kryetari i PS.
“Ramën nuk e lejojnë bosët që të prekë imunitetin. Ai një axhendë e bën me faktorin ndërkombëtar dhe një e bën me milionerët e tu. I bëj apel Ramës që në interesin më të mirë të vendit le të angazhohemi për një president të besueshëm”, tha kryeministri.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO - Berisha