TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook, disa foto që sipas tij janë të 6 viteve më parë kur është ngritur Zyra e Punësimit. Sipas ish-kryeministrit këto foto vërtetojnë se ky shërbim është inaguruar nga ai vetë dhe ish-ministri Kosta Barka në vitin 2008.

Sipas tij në shkurt të vitit 2013 është përuruar projekti i ePunësimit, me ndihmën e qeverisë suedeze.
 
Berisha shkruan në Facebook se epunësimi me një investim të qeverise suedeze, në shkurt të vitit 2013 u inaugurua portali i "e-punesimi.gov.al". Sipas tij, ky portal "lidhej me të gjitha zyrat e qarqeve".

"Në portalin e "e-punësim" çdo punkërkues apo punëdhënës mund të fuste të dhënat e tij nga çdo skaj i vendit dhe çdo vend i botës për të kërkuar punë apo punëtorë. Shqipëria pra disponon një sistem dixhital modern të zyrave të punësimit”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij.
berisha epunesimi
(Në foto: Shënimi i Berishës në Facebook për shërbimin e punësimit)

E-PUNESIMI, SI ISHTE DHE SI ESHTE 
Ndërkaq në një krahasim që mund tu bëhet dy projekteve ata janë thuajse identikë.

Edhe projekti i inaguruar në atë kohë edhe ai i inaguruar ditën e djeshme janë shumë të ngjashëm në ndërtim si faqe online për punësimin, si në pamje, në rubrika në informacionet që japin dhe kërkojnë edhe në fotot që janë vënë.
 
Por ndryshimi i vetëm është se numri i vendeve të punës të publikuara ka qenë vetëm 101 në mars të vitit 2013, në portalin e inaguruar gjatë ditës së djeshme numri i vendeve të punës që ofrohen është mbi 2180.
punesimi mars 2013

(Në foto: Faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në mars të vitit 2013)

Sigurisht që nga marsi vitit 2013 e në janar të 2014 edhe numri i punëkërkuesve është rritur. nëse në mars të vitit 2013 ishin mbi 2990, konkretisht 2995 punë kërkues, në databesin e portalit të inaguruar dje numëri i punë kërkuesve është 6388.
 
punesimi janar 2014
(Në foto: Faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Janar të vitit 2014)

Ndërkaq një tjetër dallim mes këtyre dy portaleve të punësimit është edhe adresa në internet me të cilën mund të gjendjen. Në mars të 2013 ishte epunesim.gov.al ndërsa tani është puna.gov.al.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)