Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë Edi Ramën se po mban peng vendimin në Apel për çështjen e vulës së PD-së. Sipas Berishës Rama po e bën këtë me qëllim që t’i pengojë ata të futen në zgjedhje. Në takimin me krerët e degëve në Tiranë, Berisha tha se ata do të futen në zgjedhje dhe do t’i fitojnë.
Mendon se në këtë mënyrë do na përjashtojë. Ne kurrë nuk përjashtohemi, do marrim pjesë në zgjedhje dhe do e fitojmë. Ai këtë e ka shumë të qartë. Ne jemi njerëz të betejës dhe jo të bojkotit.
Berisha tha se ka ardhur koha që ta largojnë Edi Ramën nga pushteti dhe t'i japin fundin që meriton.
"Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet është mënyra më armiqësore, amorale. Kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë është një akt që tejkalon çdo imagjinatë, përdorimit të korrupsionit të stërfuqishëm ndërkombëtar në luftë kundër një opozite. Për të lënë një vend pa opozitë. Më tragjike bëhet kjo, kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafioz nuk ka, vend pa të korruptuar nuk ka. E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve, por e theksova për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, për pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste m metoda të reja ndaj opozitarizmit, ndaj pluralizmit, ndaj demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. Nuk mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin.
I ndiqni ju se çfarë zhvillohet aty. Aty ka një marionetë e shplarë nga çdo normë ligjore, dhe morale, e politike, që zbaton verbërisht urdhërat e tij, dhe në një kurth të turpshëm përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat, 4 deputetë të një grupi. Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi nuk parashikon asnjë formë përjashtimi për deputetin. Ua solla këtë shembull përsëri për të theksuar se çfarë janë të aftë të bëjnë ky grup kriminal, antidemokratik, hajdutësh që nuk njohin asnjë lloj norme e morali. Nuk ka asnjë vlerë kjo se po i numërojmë, por vlerë ka betimi ynë, për ti qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu", tha Berisha.
Lajmi kryesor: