Akuzon Ramën për kapje, Berisha: Një nga anëtarët e Kushtetueses i takonte opozitës (VIDEO)

Sali Berisha pas takimit me Presidentin Ilir Meta deklaroi se Edi Rama po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa vlerësoi kreun e shtetit për mbrojtjen që sipas tij po i bën dhe zgjedhjen e Marsida Xhaferllarit. Gjatë deklaratës së tij, Berisha tha se tre nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që i takojnë parlamentit duhet t'i zgjidhnin partitë politike. "Opozita nuk ka asnjë kandidaturë në gjykatë, cka mund të kishte, se në atë frymë që ka Kushtetuta duhet të ishin grupet parlamentare që duhet të zgjidhin. I ka tre parlamenti, një e zgjedh një grup, një tjetri dhe një e zgjedhin bashkë. Por ata njohin vetëm kapjen dhe jo ligjin" tha ai. Gjithashtu Berisha zbuloi se opozita ka pasur rol në reformën e re në drejtësi, pasi theksoi se "Kam qenë unë që kam propozuar një gjykatë me skemën 3-3-3, pasi është më e pavarur se kur i emëron vetëm njëri" tha ai.

Prononcimi i plotë i Sali Berishës
Në këtë takim me presidentin u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës me përpjekjet për të kapur të gjithë sistemin krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Tani është një moment kyç dhe vendimtar për cdo qytetar shqiptar por dua të theksoj se media ka një rol të rëndësishëm. KLP drejtohet nga kunati i ndrikullës së radarëve. Aty kërkohet që të jetë magjistrat dhe jo kunat, por është për t'i shërbyer Edi Ramës. Kush dyshon i bëj vetëm një pyetje, shqiptar apo të huaj, i them se në 320 gjykatës në historinë  30 vjeçare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake të PS, ai është vetëm një, Ardian Dvorani.

Reforma dhe integrimi është bllokuar dy vite me parë. E mbajtën peng deri sa nxorën Dvoranin në krye. Ligji e përcakton se për cdo vend duhet të ketë tre kandidatura, por cfarë bëri kapo-mafia që shndërron KED-in në një shpellë të vërtetë mafie, sjell në vend të 12 kandidaturave vetëm 4 dhe këta i ndanë 3 nga 3 duke i përsëritur 3 herë në lista. U thanë ndonjë herë pse u skualifikuan shumë kandidatë. Nuk vetëm se në vetting dalin gjëra, e shkelën sikur e shkelën me 100 mln e Dvoranit, ndërsa këta nuk nxorën asnjë shkak, hoqën të gjithë kandidaturat dhe lanë vetëm 4 në vend të 12. Kam qenë unë që kam propozuar një gjykatë me skemën 3-3-3, pasi është më e pavarur se kur i emëron vetëm njëri. Tani o burra ti marrim presidentit kandidaturën. Thonë se presidenti kërkon të kapë gjykatën se është vetë në gjykim, por Komisioni i Venecias shpreh të kundërtën; se parlamenti duke vendosur presidentin në hetim do të bëjë gjithcka për të kapur gjykatën. Shumica po bën cdo gjë për të kapur Kushtetuesen, presidenti po bën gjithcka për ta mbrojtur.

Kurkanë sulmuar këtë zyrë kam qendruar tre ditë pa lëvizur. Presidenti Obama gjatë betimit gaboi në betimin e frazës, u detyrua të bëjë sërish betimin në shtëpinë e bardhë. Nuk është një akt Lane betimi, ashtu për këta që nuk kanë asnjë parim. Betimi është akt solemn, e bën mjeku, e bën zyrtari te presidenti, e bën ushtaraku para flamurit, etj. Presidenti me një përpjekje të jashtëzakonshme po mbron Kushtetutën dhe reformën që faktikisht është e falimentuar deri tani, ka përfunduar e tëra e kapur nga mafia e Edi Ramës. I shpreha solidaritetin tim, rëndësi ka që shaiptarët ta dinë se janë disa momente kritike. Këta kujtojnë se i kalojnë me ndonjë deklaratë suporti, por që nuk përtyen nga Bundestagu apo të tjerët. E patë tani nga 28 vende, vetëm 7 kanë kërkuar hapjen e negociatave, por kur të dëgjojnë se cfarë ka ndodhur dhe do u vijë turp. Është koha që shqiptarët të ndërgjegjësohen, po paguan një cmim cdo fëmijë, grua dhe i ri i këtij vendi.

Rama tha se është gjetur mbështetja edhe përsa i përket betimit te noterja dhe cfarë u tha Presidenti për shpërndarjen e parlamentit?
Në një seancë Rama tha isha në telefonatë me këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton dhe nxori haletë e Linda Ramës në parlament dhe unë nuk mund të komentoj deklarata e një skizoidi, që e shfrytëzoi për revansh personal. Kjo nuk komentohet. Kushtetuta do të zbatohet, ka një institucion që po bën gjithcka për ta zbatuar. Për pyetjen e dytë nuk kam diskutuar, absolutisht do ta kisha shpërndarë...nuk mund të mblidhej kurrë pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Narko trafikantët nuk mund ti servireshin shqiptarëve, kur duhet të jenë 140 deputetë. Për mua parlamenti meritonte gozhdimin e dyerve.

Si e vlerësoni aksionin e opozitës të drejtuar nga Basha?
Këtu jam për rast tjetër. Unë përsa i përket emërimeve nuk kisha pranuar kurrë 4 për 12. Presidenti ka një presion, e shtyn atë që të bëjë veprimet që ta plotësojnë sa më parë gjykatën. E përzgjedhura e presidentit është jashtë cdo diskutime, eprore në të gjitha parametrat krahasuar me ato të tjerat. Opozita nuk ka asnjë kandidaturë në gjykatë, cka mund të kishte, se në atë frymë që ka Kushtetuta duhet të ishin grupet parlamentare që duhet të zgjidhin. I ka tre parlamenti, një e zgjedh një grup, një tjetri dhe një e zgjedhin bashkë. Por ata njohin vetëm kapjen dhe jo ligjin.


Lajmi kryesor:

Meta pret Berishën dhe SOROS: Tur në të gjithë vendin për zgjidhjen e krizës, të mos i varim shpresat të ndërkombëtarët


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot