Berisha për '14 majin': Ne i futemi detit në këmbë dhe e kalojmë! Rama korruptoi ambasadorët për asgjësimin e PD! Mungon në takim Xhaferraj

DURRËS-  Në 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot para demokratëve kandidatin e primareve Igli Carën. Berisha ende nuk ka një strategji të qartë sesi do të futtë në këto zgjedhje, kur çështja për kontrollin e PD-së është ende në Apel. Të vetmen ‘platformë dhe armë në betejën përballë monizimit’, Berisha tha që kanë idealet e tyre. Sipas tij, PD është një mision dhe se do të fitojë edhe duke iu futur detit në këmbë.

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sërish në akuzat për kryeministrin Edi Rama, të cilin e bën fajtor për situatën në të cilën ndodhet PD-ja. Berisha akuzon Ramën se korruptoi ambasadorët e huaj, referuar këtu asaj të SHBA-së Yuri Kim dhe britanikut Alastair King Smith, më qëllim që të asgjësonin PD-së.

“Cilat do të jenë armët mjetet, ato s’kanë vlerë kurrë mbi idealet. U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë. Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim asgjë, para, pushtet. Diplomatë të korruptuar, paguar, korruptuar në të gjitha format u vërsulën për ta shkatërruar PD-në. Jemi në revolucion të dytë, ku armë dhe platformë kemi lirinë dhe idealet tona. Jemi në një mision dhe si misionarë ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit me këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi”, tha Berisha.

Ndërsa bëri thirrje për të votuar Igli Carën për të sjellë ndryshimin në Durrës, Berisha tha se e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë qeveri janë protestat. Në fjalën e tij, Cara tha se është koha që bashkia e Durrësit t’i kthehet qytetarëve, pasi prej vitesh është marrë peng nga Partia Socialiste.

“Sot na duhet më shumë se kurrë të jemi në protesta, fushatë, për të shkërmoqur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës. Asgjë s’na pret ne, s’na ndalon ne. U ngritëm kur besuan se na asgjësuan. Ndaj sot ju ftoj që të vazhdojmë këtë betejë të një rëndësie të jashtëzakonshme për kombin dhe vendin. Të punojmë për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit.  Mbyllini sytë për një moment, çfarë na del përpara, beton dhe vetëm beton, mafie dhe vetëm mafie. Po kush do fitojë, ajo apo ne? Ne do fitojmë.  Sot e vetmja shpresë jemi ne dhe kjo është gjëja e jashtëzakonshme. Kjo na mbush me frymëzim, na mbush me energji, na shumëfishon forcën për të justifikuar këtë besim të jashtëzakonshëm. Ndaj të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me qytetarët. T’i lëmë ata që kanë vënë veten në dispozicion të Edi Ramës", tha Berisha. 

Në fund, Berisha u ndal edhe tek vjedhja e shtëpisë së zyrtares Alda Klsoi, së cilës pastruesja i mori 120 mijë euro. Sipas Berishës, Rama u përpoq që ta fshihte këtë ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
I përmendur si një prej firmosësve për shkarkimin e Alibeajt, por Ferdinand Xhaferaj bojkoton takimin e Berishës në Durrës

1673711080_berishaxhaferaj.jpg

Sali Berisha ishte sot në Durrës për të festuar me mbështetësit e tij 32-vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet.

Krah Berishës ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi. Gjithashtu ishte dhe Artan Hoxha, ndër themeluesit e kësaj dege, Igli Cara kandidat i ‘Rithemelimit’ për zgjedhjet lokale në Durrës, Fatbardha Kadiu etj.  Por në mesin e demokratëve mungon deputeti Ferdinand Xhaferaj, një prej personazheve më të rëndësishme të PD-së në Durrës.

Xhaferraj është përmendur si një prej deputetëve që ka firmosur për shkarkimin e Alibeajt dhe zgjedhjen e Salianjit në krye të grupit parlamentar të PD por mungesa e tij sot mund të jetë një tjetër mesazh se nuk i mbështet lëvizjet e Berishës.

Ora 11:57
Zyrtares i vodhën 120 mijë euro, Berisha: Rama u përpoq ta fshihte

Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish tek vjedhja e shtëpisë së zyrtares, Alda Klosi, së cilës pastruesja i mori 120 mijë euro. Berisha tha se Rama tentoi që ta fshehë këtë ngjarje.

“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët. Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro. Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.

Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve. Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.  Mos vidh, që ti të ndërtosh parajsën në Surrel dhe të tjerët ti përzësh nga vendi. Mos fsheh vjedhjet. U përpoq ta fshihte, sic ka fsheh vjedhjen e Damianite ministrave të tjerë. Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

Ora 11:56
Zgjedhjet e 14 maji, Igli Cara: T’i kthejmë Durrësin qytetarëve, PS e ka marrë peng për vite

Kandidati i PD-së së Berishës, Igli cara ishte sot i pranishëm në ceremoninë e 32-vjetorit të PD-së Durrës. Në fjalën e tij, Cara tha se është koha që bashkia e Durrësit t’i kthehet qytetarëve, pasi prej vitesh është marrë peng nga Partia Socialiste.

"Shpopullimi i vendit, ikja masive e djemve e vajzave të arsimuar, braktisja e fshatrave, qyteteve, dhe vatrave familjare, kthimi i skenave të largimit me gomone, tanimë kanë krijuar bindjen e një strategjie te mirëfilltë, shpopullimi Shqipëria sot është në udhëkryq, familjet në hall dhe individi i pashpresë e i paqartë për të sotmen e për të ardhmen. Dallimi thelbësor i këtij aktualiteti me atë të 32 viteve më parë është mungesa e shpresës, mungesa e sigurisë së jetës dhe garancisë së punës, pronës e kapitalit. Sot duket i pashpresë qytetari, profesionistët që taksohen me shumë se pronarët e mëdhenj, fermeri për shkak të politikave shkatërruese e jo mbështetëse, biznesi i mesëm dhe i vogël, që po shkojnë drejt falimentimit, por pa përjashtuar edhe biznesin e madh, kur nuk pranon të paguajë gjobat e vëna nga kjo qeveri. Kjo gjendje ka një dhe vetëm një fajtor - ky është Edi Rama dhe pushteti që ai ka krijuar.

32 vite pas 1990, Durrësi është rritur, por nuk ka mundur t'i shpëtojë deformimit dhe keqeverisjes, duke reflektuar fytyrën e Rilindjes dhe të atyre që në funksion të betonit e Pas e lejeve të ndërtimit e kanë tjetërsuar, me qëllimin që të humbasë atë që e përfaqëson dhe që është identiteti natyror dhe historik i tij. Durrësi, qyteti që e ka bekuar Zoti, ka nevojë më shumë se kurrë për të ndryshuar në 2023, ka nevojë të marrë ngjyrën e detit dhe të ketë energjinë dhe këmbënguljen tonë për të qenë të gjithë bashkë më shumë se kurrë për t'i dhënë besim e dritë shprese. Qyteti që ngrihet mbi rrënoja antike duhet të frymojë, duhet te luftoje, ndryshe do t'i rrëmbejnë jo thjesht antikitetin, por edhe historinë. Durrësi, që ka pranë Universitetin, por po i largojnë rininë duhet të rikthehet në normalitet, pasi e ardhmja është këtu, pranë familjeve, të afërmve, në vendin tonë, që ka nevojë për njerëz që e duan dhe që besojnë te ndryshimi. PD ka treguar se është frymë, është liri, është dëshirë për ndryshim, është energji rinore.

Në shtëpinë tonë te madhe ka vend për te gjithë dhe kjo është rruga e duhur. Sot ne mes jush kuptoj qe shpresa dhe besimi nuk kane humbur. me t Me bekimin e Zotit, me 14 Maj do te jemi se bashku, me të gjithë ata që e duan ndryshimin, për t'i rikthyer Durrësit që ne duam identitetin e marrë peng ndër vite. Së bashku për ndryshim, për të festuar jo vetëm përvjetore, por mbi të gjitha fitore", tha Cara. 

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/01/2023 01:34

    Aman o Z.Berisha,mos i hyr detit me kembe se nuk je me i ri,nuk ke moshe as per t'i hyre me kembe dhe as me not,apo me gomardare se na lodhesh! Kaloje me tren neper Adriatik si Olimpia te /Karnavalet e Korces/.

    Përgjigju
  • sifi: 14/01/2023 19:49

    Eshte e vertete Sali se ti e kalon detin me kembe se nuk din not .Sa per Igli Caren e them qe sot nuk fiton dhe do humbe me diference jo se nuk ka kuslitet por eshte perkrahes i vijes non grata sic jeni ju.Kur humbi Muka nje nga familjet e vjetra durrsake dhe jo Cara!

    Përgjigju
  • O Berish!: 14/01/2023 16:37

    A na rruan trapin o debil?

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/01/2023 15:55

    Ik mor se na je bërë si Kim Jong-Un, mëngjes drekë darkë ti del në televizor, na lodhe! Shpreson akoma që të vijnë prapa, shumica janë nga ata që në kohën tënde kan zaptuar toka e kanë ndërtuar pa kriter dhe të adhurojnë akoma. Mjer ai që beson se Edi Rama ka kaq fuqi sa të korruptojë edhe ambasadorët ahahahahah

    Përgjigju
  • Ah mar Salzi: 14/01/2023 14:44

    Ka korrupu? Po si mar? Si kshu? Edhe kur ishe ti ne pushte. asnji ambassdor andrikan nuk fliste mir per ty. Edhe ateher Rana i kish koruptu?

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 14/01/2023 14:24

    Po ta kishte Edi qe ne vitin 91 Shqiperia do ishte nder vendet me te zhvilluara ne EU. Nastradini i bjen detit kam, mjere ata njerz qe i kan shku e i shkojn mrapa kti legen.

    Përgjigju
  • goni: 14/01/2023 14:09

    ka ik koha jote o sali , se marr vesh pse provon akoma

    Përgjigju
  • Ani: 14/01/2023 14:06

    Po ku ka kohe rama te meret me ju o budalla

    Përgjigju
  • Petrit: 14/01/2023 14:06

    Ti ke mbaruar fare se kuptoj ca vazhdon llap lart e posht kot

    Përgjigju
  • Goni: 14/01/2023 13:21

    Shko mor njeri negativ se nuk je per asgje

    Përgjigju
  • Olsi: 14/01/2023 13:20

    Ti rrezohesh me kembet e tua ne det dhe mbytesh

    Përgjigju
  • Andi: 14/01/2023 13:11

    U zgjua nga gjumi letargjik ky Saliu non grata

    Përgjigju
  • Oligert: 14/01/2023 13:06

    Mir ky qe ka lafit po ato te shpis vet a nuk i thon qe po le nam kari se jam kurioz

    Përgjigju
  • Armand: 14/01/2023 13:04

    Po shpirto futju detit aman ishalla po mbytesh

    Përgjigju
  • Fadili: 14/01/2023 12:37

    Si urdheron shoku sekretar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?